TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Zhvillohet Workshopi i organizuar nga AMF në bashkëpunim me aktorët e Tregut të Kapitalit dhe përfaqësues të Dhomës së Tregtisë (DHTIT) në kuadër të “Javës Botërore të Investitorit”

Sot me datë 30.09.2019, është zhvilluar workshopi i organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me bursën ALSE, Shoqata e Tregtimit të Titujve në Shqipëri si dhe në prani të përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në kuadër të “Javës Botërore të Investitorit”.

Ervin Koci, Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Mikëqyrjes Financiare, u shpreh se është mjaft i volitshëm përdorimi i Bursës nga bizneset si një mundësi për të siguruar financime si dhe për të diversifikuar strukturën e aseteve likuide që ato zotërojnë. Më tej, Z. Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, shprehu rëndësinë e intrumentave të kapitalit dhe bursës në zhvillimin e mëtejshëm të biznesit Shqiptar.

Gjithashtu aktorët e Tregut të Kapitalit të pranishëm në këtë workshop njohen pjesmarrësit me avantazhet që sjell zhvillimi i tregjeve të kapitalit dhe bursës. Z. Blodin Cuci, President i Shoqatës së Tregtimit të Titujve në Shqipëri, prezantoi në terma teknikë përfitimet që bizneset marrin duke investuar në instrumenta të borxhit (si privat ashtu dhe shtetëror) si dhe njohu të pranishmit me disa koncepte mjaft të rëndesishme në fushën e investimit sic është ai i Menaxhimit të Parasë (Cash Management).

Nga ana tjetër, Z. Artan Gjergji, Drejtor Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, shpjegoi rëndësinë e zhvillimit të bursës si edhe avantazhet që bizneset kanë duke u listuar në bursë. Sipas Z. Gjergji bursa u ofron bizneseve likuiditet dhe gjithashtu u siguron fonde më lirë se metodat tradicionale të financimit.

Në përfundim të këtij workshopi, Z. Naim Hasa, Kryetar i Shoqatës Sigurimit të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit, bëri një prezantim për zhvillimin e tregjeve të fondeve të pensionve dhe investimeve në Shqipëri. Z. Hasa u shpreh se është mjaft e rëndësishme që individët duhet të njihen më gjerësisht me këto skema investimi pasi kanë mjaft përfitime në periudhën afatgjatë.