TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Zhvillimi i tregut dytësor – Projekti pilot me obligacionet 5-vjeçare

Gazeta Scan

Ministria e Financave ka nisur zbatimin e projektit pilot për zhvillimin e tregut dytësor të obligacioneve. Projekti ka një sjellë një formë të re të tregtimit të obligacioneve 5-vjeçare. Në ankande marrin pjesë vetëm pesë banka, të përzgjedhura si ‘market makers’ apo zhvillues të tregut, vetëm me oferta konkurruese.

Më pas, këto obligacione tregtohen nga bankat zhvilluese, përmes një platforme elektronike. Investitorët e interesuar mund të blejnë obligacione përmes zhvilluesve të tregut.

Çdo ditë, Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë publikojnë yield-in fiks të tregtimit të këtyre obligacioneve. Aktualisht, ky yield është 4.55%, ndërkohë që kuponi i emetimit të obligacioneve kishte qenë 5.3%.

Kjo mundëson të pasurit e një çmimi të mirëfilltë tregu për këto instrumente. Ky çmim orienton investitorët edhe për ankandet e ardhshëm të emetimit nga Ministria e Financave.

Mekanizmi synon të zhvillojë tregun dytësor, duke i bërë obligacionet instrumente më likuide dhe njëkohësisht të përcaktojë çmime më të drejta për titujt e borxhit publik. Ekzistenca e një normë reference të obligacioneve qeveritare do të orientojë në një të ardhme edhe instrumentet e borxhit privat.

Obligacionet e korporatave po emetohen prej vitesh, por me ofertë private, ndërsa hapja e bursës ka rritur pritshmëritë për emetimin e tyre me ofertë publike, por, mbi të gjitha, për tregtimin e tyre pas emetimit.

Fillimisht, ankandet e obligacioneve 5 vjeçare do të zhvillohen çdo muaj, ndërsa në vazhdim shpeshtësia do të jetë më e rrallë. Në fatin e gjatë, objektivi është që kjo formë tregtimi të shtrihet edhe në instrumentet e tjerë të borxhit qeveritar.