TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Bursa e Zagrebit blen një pjesë të aksioneve të Bursës së Maqedonisë

18 Dhjetor 2019 – Bursa e Zagrebit blen 5.3% të aksioneve të Bursës së Maqedonisë në një transaksion të raportuar nga kjo e fundit.

Kjo është blerja e dytë e aksioneve të një burse rajonale nga Bursa e Zagrebit, pas blerjes së 100% të aksioneve të Bursës së Lubljanës gjatë vitit 2015 nga Bursa e Vienës.

Bursa e Zagrebit ka bashkëpunuar për shumë vite në mënyrë të sukseshme me Bursën e Maqedonisë duke shkëmbyer njohuri (know – how), ide dhe ekspertizë që nga viti 2014, kur bursa rajonale SEE Link u themelua së bashku me Bursën e Bullgarisë. Të tre Bursat themeluese ndanin pronësi të barabartë ne SEE Link. Bashkëpunimi u intensifikua më herët këtë vit, kur Bursa e Maqedonisë nënshkroi një marrveshje ekskluzive bashkëpunimi me kompaninë Kroate, Funderbeam South East Europe (SEE), në të cilën Bursa e Zagrebit zotëron 20% të pronësisë, dhe është pjesë e Estonia Funderbeam Group, të cilët operojnë si një platformë financimi start – up pë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SMEs). Partneriteti me Bursën e Maqedonisë është bërë kryesisht për qëllime edukative dhe për të promovuar kompanitë vendase me mundësinë për të rritur kapital nëpërmjet një platforme inovative me qëllimin e zhvillimit të mëtejshëm të biznesit deri në maturimin e tyre në mënyrë që të arrijnë fazën për të qënë potencial për t’u listuar në Bursën e Maqedonisë.

“Ndërlidhja e tregjeve të kapitalit është një rrugë logjike jo vetëm në rang rajonal por edhe global ndërsa tregjet – veçanërisht të voglat – kanë nevojë për transparencë më të madhe dhe invesitorët janë në kërkim të shërbimeve më ekonomike dhe eficiente. Eksperienca që ne morëm nga blerja e Bursës së Ljubljanës ishtë mjaft pozitive, dhe besojmë se një pjesë e saj do të implementohet në mënyrë të suksesshme në rolin tonë si aksioner në minorancë në Bursën e Maqedonisë. Nëpërmjet eksperiencës sonë në Kroaci dhe Slloveni ne jemi të vetëdijshëm që secila nga ekonomitë rajonale ka nevojë për një treg vendas kapitali më të fortë dhe në këtë drejtim ne do të ndihmojmë në rritjen e rolit të Bursës së Maqedonisë në ekonominë vendase. Ne besojmë se Bursa e Maqedonisë ka dukshëm mundësi për rritjen dhe zgjerimin e gamës së produkteve që ofron dhe synojmë të jemi pjesë aktive në këtë zhvillim, veçanërisht përsa i përket përputhshmërisë së legjislacionit Maqedonas me atë Europian, në të cilën ne kemi mjaftueshëm eksperiencë” – u shpreh Ivana Gazic, Presidente e Bordit Drejtues të Bursës së Zagrebit.