TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Union Bank firmos marrëveshjen për blerjen e ICB Albania

Marrëveshja shkon për aprovim te Autoriteti i Konkurrencës dhe në Bankën e Shqipërisë

Në vazhdën e lëvizjeve të fundit në këtë treg, Union Bank ka aplikuar për pranimin e transaksionit të lidhur për blerjen 100% të aksioneve  të International Comercial Bank (ICB) Albania. kanë bërë me dije burime për Monitor nga Autoriteti i Konkurrencës.

Lajmi u publikua edhe nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, i cili citonte si burim Bankën e Shqipërisë.

Në fund të 9 mujorit, Union Bank ishte banka e tetë më e madhe në vend në renditjen nga aktivet ne administrim dhe ka 31 degë në vend dhe 378 të punësuar. Banka ka 3.4% të totalit të aseteve, 3.7% të stokut të kredive dhe 3.5% të depozitave në vend, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. Në të njëjten periudhe, Union Bank deklaroi një fitim prej 460 milionë lekësh

International Comercial Bank renditet e 14-a për sa i përket aktiveve ne administrim dhe ka 6 dege në vend dhe 94 të punësuar. Banka ka 0.7% të totalit të aseteve, 0.9% të stokut të kredive dhe 0.6% të depozitave në vend. Ne te njejten periudhe, ICB deklaroi një humbje prej 55 milionë lekësh, sipas të dhënave nga Shoqata e bankave.

Me këtë blerje pritet që Union Bank të konsolidojë pozitat në treg duke iu afruar kështu Societe Generale, Alpha Bank, ABI Bank e Tirana Bank që kanë një prezencë në treg prej rreth 5% të aseteve totale të sistemit bankar.

Te kontaktuar nga Monitor, si ICB ashtu edhe Union Bank nuk ishin disponibel per prononcim.

Ndryshimet në sistemin bankar gjate dy viteve te fundit

Sistemi bankar ka hyrë në një fazë intensive të shit-blerjeve.

Në fillim të këtij muaji u njoftua se  Societe Generale ka mbyllur negociatat për të shitur 100% të aksioneve të saj te banka hungareze OPT, pasi bleu pjesën e mbetur të 11.11% të aksioneve nga sipërmarrësit vendas. Banka Societe Generale i nxori në shitje aksionet pak muaj më parë, në kuadër të një strategjie për të dalë nga rajoni, në ato vende ku nuk ishte ndër tre të parët. Banka Societe hyri në Shqipëri përmes blerjes së aksioneve të Bankës Popullore, në vitin 2007, duke shënuar një nga shitjet më të suksesshme të një banke, teksa u shit me gati katër herë mbi kapitalin.

Numri i bankave ka zbritur aktualisht në 14, pas përthithjes së Veneto Bank nga Intesa Sanpaolo dhe blerjes së NBG Bank nga ABI Bank. Pas blerjes së ICB nga Union Bank, sistemi bankar pritet të ketë 13 banka.

Të tjera shit-blerje janë në proces. Grupi Balfin, në pronësi të sipërmarrësit Samir Mane, ka hyrë në negociata me Tirana Bank, e cila kishte rreth 5.3% të aktiveve dhe rreth 4.9% te depozitave të sistemit ne Qershor 2018.

Revista MONITOR