TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Tregu i kapitalit – AMF miraton disa vendime të rëndësishme

Tregu i kapitalit në vend po fiton gjithnjë më shumë gjallëri. Në dy mbledhjet e fundit, Bordi Drejtues i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar disa vendime që lidhen me zhvillime në këtë treg. Në tregun e obligacioneve të shoqërive private, është miratuar prospekti i emetimit të radhës nga fondi Besa.

Ky institucion do të emetojë sërish obligacione me ofertë private, për një vlerë prej 100 milionë lekësh. Fondi Besa është bërë një nga kompanitë që tashmë po emeton në mënyrë periodike obligacione, së bashku me Credins Bank, Fibank dhe institucionin tjetër financiar NOA.

Hapja e bursës ALSE për tregtimin e titujve të kompanive private pritet të zgjerojë potencialet e tregut e obligacioneve në vend. Bordi i AMF-së ka miratuar projektstatutin e shoqërisë International Trade Securities.

Kompania në fjalë është një firmë e re brokerimi, që do të veprojë në tregun e titujve.Gjithashtu, AMF ka miratuar edhe ndryshime në prospektin e tre fondeve të pensioneve vullnetare të licencuar në Shqipëri, Credins Pension, Raiffeisen Pension dhe Sigal Pension.

Megjithëse ende në përmasa të vogla, tregu i pensioneve private po shfaq një ecuri mjaft inkurajuese në vitet e fundit. Në fund të marsit të këtij viti, numri i kontribuesve në fondet private të pensioneve arriti në mbi 26 mijë. Që nga viti 2015, ky numër është rritur me 107%. Ndërsa vlera e aktiveve neto të fondeve të pensioneve ka arritur në rreth 2.4 miliardë lekë, në rritje me 167% në harkun e katër viteve të fundit.

Ersuin Shehu /SCAN