TEKST
+100%-

Titujt e Borxhit të Qeverisë


Në ALSE tregtohen të gjithë titujt e emetuar nga Republika e Shqipërisë në formën e borxhit afatshkurtër (bonot e thesarit 3, 6 dhe 12 mujore) dhe borxhit afatgjatë (obligacionet e thesarit mbi 2 vjecare). Fillimisht ato emetohen në ankandet e tregut primar të organizuar nga Banka e Shqipërisë. Më pas zotëruesit mund t’i ri-shesin ato para afatit të maturimit për të kthyer në likuid pozicionin e tyre ose nëpër sportelet e bankave (tregu me pakicë), ose në Bursën e Titujve ALSE. Për shkak të konkurrencës dhe transparencës shumë herë më të lartë, investitorët kanë më shumë përfitime dhe më pak kosto nëse i kryejnë këto transaksione në Bursën ALSE.