TEKST
+100%-

Sistemi Elektronik i Tregtimit

KREU / SHËRBIMET / TREGTIMI / SISTEMI ELEKTRONIK I TREGTIMIT

Sistemi Elektronik i Tregtimit në ALSE


Sistemi Elektronik i Tregtimit

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka në përdorim sistemin elektronik të përdorur nga Bursa e Lubjanës (LJSE) për pothuaj 2 dekada. Ky sistem elektronik i quajtur QuickTrade është një sistem i testuar dhe në përdorim në 9 bursa të tjera në mbarë botën (në Europë, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe Afrikë), 4 prej të cilave në rajonin e Ballkanit.

QuickTrade

Quick Trade është sistem tregtimi i bazuar në Windows për tregjet e kapitalit me madhësi të vogël e të mesme. Kërkesat e tijj modeste për hardware, implementimi i lehtë dhe ndërfaqja standarde FIX 4.4 e bëjnë atë një zgjedhje të sigurt për shumë shtete. Shpejtësia e përpunimit të urdhrave është 250 urdhra në sekondë në nje server standard të bazuar në Intel. Sistemi është i testuar dhe i optimizuar për deri në 100.000 transaksione në ditë.

Përdorimi Aktual nëpër Botë

Sistemi i Informacionit dhe Sistemi i Tregtimit në Bursë (QuickTrade) aktualisht është i instaluar dhe funksional në bursat e mëposhtme:

  • Bursa e Lubjanës (LJSE), Slloveni
  • Bursa e Maqedonisë (MSE), Maqedoni
  • Bursa e Sarajevës (SASE), Bosnje dhe Herzegovine
  • Bursa e Banja Lukës (BLBERZA), Bosnjë dhe Herzegovine
  • Bursa New Securities Exchange (NEX) Podgorica, Mali i Zi
  • Bursa Ndërkombëtare e Titujve e Bahamasit (BISX)
  • Bursa e Titujve e Damaskut (DSE), Siri
    Bursa e Angoles (BVDA), Angola
  • Bursa Rajonale e Afrikës Perëndimore (BRRM), Bregu i Fildishtë

QuickTrade ofron transaksione në dy fusha kryesore funksionale. Së pari, aftësia për të ekzekutuar veprimet e një transaksioni, të definuar si sistem tregtimi dhe, së dyti, shërbimet që përdorin shkëmbimin e informacionit me qëllim rritjen e kredibilitetit dhe konkurrencën e tregut (bursës) në sistemin financiar.

Funksionimi Operacional

Funksionimi operacional ndahet në transaksionet e bursës, terminali i tregtimit dhe kontrolli i tregut.

Software i Bursës

Software (aplikacioni) QuickTrade menaxhon transaksionet e bursës për shumë tregje dhe instrumenta financiarë duke integruar të gjithë aktivitetin duke filluar nga tregtimi, kontrolli i tregut dhe mbikëqyrja, dhe deri tek administrimi i treminaleve të tregtimit. Është zemra e QuickTrade.

QuickTrade mundëson tregtimin në llojet e instrumenteve si vijon:

  • Aksione
  • Garanci/Të drejta parablerjeje
  • Instrumente me të Ardhura Fikse
  • Instrumente të tregut të Parasë
  • Fonde Investimi të Tregtueshme në Bursë (ETFs).

Tregu mund të ndahet në disa nën-tregje, të cilat mund të përdoren në sesione të njëpasnjëshme ose të ndara. Në QuickTrade mundësohen modelet e mëposhtme të tregut:

  • Tregu i Vazhduar i udhëhequr nga Urdhri
  • Ankandet me një Cmin të Fiksuar (një herë ose disa herë në ditë)
  • Marrëveshjet e Negociuara
  • Ankandet një me një (shitja e gjithë ofertë së titujve tek blerësi më i mirë)
  • Ankandet një me shumë (shitja e gjithë ofertë së titujve tek shumë investitorë; e përdorur shumë në procesin e privatizimit në disa vende)

Urdhrat e mundshëm për ekzekutim në QuickTrade janë:

  • Urdhrat Limit

Karakteristika Specifike shtesë të urdhrave, përcaktojnë sjelljen në treg:

  • Kufizimet Kohore (urdhër i hapur, urdhër ditor, urdhër i vlefshëm deri në një datë të caktuar)
  • Kufizimet në Ekzekutim (Të Gjithë ose Asnjë, Volumi Minimal, Ekzekuto ose Anulo të Gjithë Urdhrin etj.)

Dy mekanizma mund të përdoren nga sistemi për të parandaluar luhatjet e mëdha të cmimeve:

  • Kufizimet Statike (të llogaritura në mëngjes për të gjithë seancën ditore të tregtimit)
  • Ankandet e Luhatshme (kufizime të ri-llogaritura në mëngjes si dhe pas cdo ankandi të luhatshëm)

Terminali i Tregtimit

Terminali i tregtimit u ofron brokërve në mënyrë të përditësuar një përmbledhje apo informacion të detajuar të tregut, të statusit të urdhrave dhe mundësisë për të hedhur në sistem apo për të menaxhuar urdhra.

Disa nga informacionet dhe funksionet që ofron terminali i tregtimit përfshijnë:

  • Pamje e Përgjithshme e Tregut
  • Informacion mbi aktivitetin e detajuar të një letre me vlerë (titulli) të vecantë
  • Indekset dhe përmbledhje mbi aktivitetin e tregtimit në tituj
  • Informacion mbi Thellësinë e Tregut (p.sh., tregu sipas urdhrave dhe cmimeve)
  • Pamje të thjeshta dhe të detajuara të transaksioneve të ekzekutuara
  • Informacion mbi Statusin dhe Menaxhimin e Urdhrave
  • Menaxhimin e Marrëveshjeve të Negociuara.

Kontrolli i Tregut

Kontrolli i tregut dhe terminalet e mbikëqyrjes janë të ngjashëm me terminalet e tregtimit, përvec faktit që i ofrojnë bursës dhe rregullatorëve funksionet shtesë si vijon:

  • Skedulim manual ose automatik të statusit të tregjeve;
  • Menaxhim të simboleve të vecanta për titujt;
  • Anulim ose de-aktivizim të urdhrave;
  • Menaxhim të brokërve;
  • Publikim të mesazheve për tregun ose për brokerët;
  • Anulim transaksioni ose ri-hedhje në sistem të një urdhri;
  • Rishikim pas në kohë (historik) të aktiviteteve të tregut; dhe
  • Kërkim të detajuar nëpërmjet databazës së të dhënave të tregtimit.