TEKST
+100%-

TREGTIMI

KREU / SHËRBIMET / TREGTIMI

Shërbimi i Tregtimit të Titujve


Ky është shërbimi kryesor i bursës ALSE si një mekanizëm që mundëson përputhjen e kërkesës dhe ofertës për shit-blerjen e titujve nëpërmjet sistemit të saj elektronik ETS, i cili i përket standardeve më të larta bashkëkohore sa i përket shpejtësisë, eficiencës dhe pa-anshmërisë në ekzekutimin e transaksioneve si dhe duke mos ceduar kurrë nga mbrojtja e investitorëve. Tregtimi i titujve në bursën ALSE do të jetë i ndarë në disa tregje specifike ku titujt do të kuotohen sipas disa kritereve të caktuara sasiore dhe cilësore të listimit.