TEKST
+100%-

Kujdestaria e Titujve

KREU / SHËRBIMET / LISTIMI / VEPRIMET KORPORATIVE / KUJDESTARIA

Kujdestaria e Titujve


Kujdestari i Titujve është ai institucion financiar i licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i cili ofron shërbimin e mbajtjes në kujdestari dhe administrimin e letrave me vlerë (titujve) ose instrumenteve financiare në emër të palëve të treta.

Ruajtja e letrave me vlerë (titujve), e cila zhvillohet kryesisht në një formë të dematerializuar, në sistemet e avancuara financiare kryhet nga Depozitari Qendror i Titujve (CSD).

Në bazë të nenit 72 të Ligjit për Tituj veprimtaritë e lidhura me kujdestarinë kryejnë funksionet si më poshtë:

  1. Mbajtja dhe rujtja e titujve.
  2. Raportimi për pagesat e dividendëve, interesave dhe instrumenteve të tjera të arkëtueshme.
  3. Informimi për takimet e emetuesve të titujve dhe të drejtat e lidhura me aksionet dhe titujt e tjerë, të vënë në kujdestari dhe ekzekutimi i porosive (urdhrave) të klientëve për përmbushjen e këtyre të drejtave.
  4. Informimi për ndryshimet ligjore, të cilat, drejtpërdrejt ose tërthorazi, prekin raportimin te klienti për gjendjen e llogarisë në kujdestari.
  5. Shërbimi i organizimit të asamblesë së përgjithshme të aksionarëve.
  6. Shërbime të tjera, të lidhura me titujt, si përmbushja e të drejtave dhe detyrimeve që dalin nga titujt, siç është rënë dakord ndërmjet klientit dhe kujdestarit dhe që nuk bien në kundërshtim me ligjin.

Shërbimi i kujdestarisë së titujve rregullohet me një kontratë, sipas së cilës kujdestari merr përsipër të kryejë një apo më shumë nga operacionet e përmendura, për llogari të klientit mbi bazën e një komisioni.

Operacionet e lidhura me kujdestarinë e titujve kryhen nga banka të autorizuara për kryerjen e kësaj veprimtarie, me vendim të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Për kryerjen e veprimtarisë së lidhur me kujdestarinë e titujve, kujdestari organizon njësi të veçanta brenda strukturës së vet.