TEKST
+100%-

Pse një Kompani Listohet në Bursë

KREU / SHËRBIMET /LISTIMI / RRETH LISTIMIT / PSE NJË KOMPANI LISTOHET NË BURSË

Pse një Kompani Listohet në Bursë


Dy janë arsyet pse një subjekt (biznes apo ent emetues) kërkon listimin e titujve në një bursë:

Rritja e Kapitalit – Bursa konsiderohet si një ndër mënyrat më të lira të financimit të aktivitetit të biznesit. Listimi i titujve në bursë realizohet kryesisht nëpërmjet të ashtu quajturave Oferta Publike Fillestare (IPOs) të cilat i mundesojnë biznesit të ftojë publikun të investohet ne titujt e tij në këmbim të performancës financiare të lartë dhe me norma të pritshme kthimi që tejkalojnë riskun e ndërmarrë nga investitorët.

Prestigj – Ka raste kur edhe pse nuk kanë nevojë për fonde të lira për rritjen e volumit të biznesit, subjekte të ndryshme preferojnë të listohen në Bursë duke e konsideruar atë si etalon të korrektesës financiare dhe standardizimit të transparencës financiare e institucionale.

Për informacion më të detajuar në lidhje me Hapat dhe Kriteret e Listimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE klikoni këtu