TEKST
+100%-

Çfarë Është Listimi i Titujve

KREU / SHËRBIMET /LISTIMI / RRETH LISTIMIT / ÇFARË ËSHTË LISTIMI TITUJVE

Çfarë Është Listimi i Titujve


Listimi i titujve në Bursë do të thotë regjistrimi i titujve në listën zyrtare të një burse titujsh me qëllim kuotimin dhe tregtimin e tyre.

Individët e interesuar të shesin titujt që kanë në portofolet e tyre (oferta për tituj), apo individët që duan të investojnë fondet e tyre të lira (kërkesa për tituj) duhet të takohen së bashku në të njëjtin ambient të përbashkët që mundëson pikërisht përputhjen e kërkesës me ofertën.

Megjithatë që palët e interesuara të mund të shesin apo blejnë një titull të caktuar duhet që më parë emetuesi i tyre t’i ketë listuar titujt në njërin nga segmentet e tregut në ALSE, në përputhje me kërkesat e listimit.

Për informacion më të detajuar në lidhje me Hapat dhe Kriteret e Listimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE klikoni këtu