TEKST
+100%-

Transparenca Financiare


Transparenca në bursë është niveli i aksesit në të cilën investitorët kanë në lidhje me të dhënat e kompanive të listuara në bursë si nivelet e çmimeve, raportet financiare apo të dhëna të tjera që kanë ndikim të madh në çmimin e tregut të titullit të kompanisë së listuar.

Bizneset e listuara në Bursë duhet të sigurohen që të kryejnë një publikim të saktë të të gjithë materialeve përfshirë gjendjen financiare, performancën dhe shpërndarjen e aksioneve.

Lidhur me krijimin e këtyre marrëdhënieve këto biznese duhet të fokusohen në:

  1. Publikimin e zgjeruar të informacioneve sasiore lidhur me gjendjen financiare dhe rezultatet operative;
  2. Krijimin e mundësive që investitorët të aksesojnë informacionin në mënyrë të barabartë.