TEKST
+100%-

Koha e Klerimit dhe Shlyerjes


Periudha e klerimit dhe shlyerjes për transaksionet e ekzekutuara në Bursën ALSE do të jetë jo më e gjatë se dy (2) ditë pune. Transaksionet që nuk arrijnë të shlyhen brenda kësaj periudhe konsiderohen si transaksione të dështuara (defaulted).

ALSE në bashkëpunim me institucionet kleruese bën të pamundurën për të qenë sa më rigoroze në drejtim të mos-lejimit të dështimit të transaksioneve pasi cënojnë integritetin e tregut dhe besimin tek publiku investitor. Për këtë arsye, ALSE ka parashikuar në rregulloret e veta një Fond Garancie për të mbuluar transaksionet e dështuara (nëse ka) si dhe ka parashikuar masa shumë të ashpra penalizuese për subjektet që nuk janë korrekte në procesin e klerimit dhe shlyerjes.

Për të reduktuar riskun dhe rritur besueshmërinë tek tregu, ALSE do të mbajë përgjegjësi ligjërisht dhe administrativisht për çdo veprim apo mos korrektesë anëtarëve të saj në këtë aspekt. Anëtarët e bursës ALSE (firmat e brokerimit) do të mbajnë përgjegjësi si dhe do të jenë garantues të mbylljes së pozicioneve edhe për llogari të klientëve të tyre.