TEKST
+100%-

Risqet


Investitorët që tregtojnë tituj në bursë përballen me riskun e humbjes së vlerës së titujve për shkak të faktorëve që mund të vijnë nga ndryshimet ekonomike, politike etj. Në këto risqe përfshihen:

  • Risku i Kapitalit – i cili ka të bëjë me investimet në aksione. Investimet në aksione mbartin riskun e rënies së çmimit të tyre.
  • Risku i Normave të Interesit – i cili ka të bëjë me investime në titujt e borxhit. Investimet në titujt e borxhit mbartin riskun e ndryshimit të normave të interesit pasi në rast rritjeje të këtyre normave, vlera (çmimi) e obligacioneve bie.
  • Risku i Valutës – i cili ka të bëjë me investimin në valuta të huaja. Investimet në valutë të huaj mbartin riskun e luhatshmërisë së normave të kursit të këmbimit. Një zhvlerësim i papritur i valutës në të cilën janë investuar kursimet, mund të bëjë praktikisht zero edhe fitimin që vjen nga ky investim.
  • Risku i Inflacionit – i cili ka të bëjë me humbjen e fuqisë blerëse për shkak të rritjes së nivelit të çmimeve në ekonomi (inflacionit). Inflacioni është një dukuri ekonomike që gërryen fuqinë blerëse të parasë me kalimin e kohës. Ky fakt nënkupton se me kalimin e kohës e njejta sasi parash do të blejë me pak të mira dhe shërbime.