TEKST
+100%-

INVESTITORËT

KREU / SHËRBIMET / INVESTITORËT

Investitorët


Çfarë ofron Bursa ALSE për Investitorët?

Njerëzit por edhe bizneset tentojnë që paratë e tepërta që kanë në periudha kohore të caktuara, t’i shtojnë më shumë. Për këtë përpiqen të bëjnë investime të ndryshme të cilat mund të jenë:

  • investime direkte – hapin biznes, blejnë një pasuri të paluajtshme, dërgojnë depozita në bankë etj., ose
  • investime portofoli – blejnë tituj të emetuar nga bizneset apo subjektet që kanë nevojë për fonde, me shpresën që do të fitojnë më shumë para nga ç’kishin para investimit në një kohë të caktuar.

Pikërisht, duke qenë se bursa është tregu ku ballafaqohet kërkesa dhe oferta për tituj, investitorët janë pikërisht ata agjentë tregu që përbëjnë kërkesën për të blerë tituj në treg, pasi mendojnë se investimi në këto instrumente financiare është një mënyrë e mirë për të sjellë një normë kthimi më të lartë për kursimet e tyre.

ALSE është një bursë titujsh e licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në Shqipëri, e cila u ofron mundësinë investitorëve vendas dhe atyre të huaj që të përdorin investimin në tituj si alternativë ndryshe për vlerësimin e kursimeve të tyre.