TEKST
+100%-

Lista e Anëtarëve të ALSE

KREU / SHËRBIMET / ANËTARËSIMI / LISTA E ANËTARËVE TË ALSE

Lista e Anëtarëve të ALSE


 

Banka e tretë në sistemin financiar shqiptar për nga madhësia e portofolit të kredisë. Edhe pse një bankë relativisht e re në sistemin bankar shqiptar, Credins ka ditur të marshojë me shpejtësi drejt bankave më të mëdha në vend kryesisht për shkak të fleksibilitetit në kreditimin e biznesit dhe përqafimit të ideve novatore, të cilat kalojnë përtej bankingut konvencional duke përfshirë edhe shërbimet e bankingut universal dhe atij investues.


Banka Amerikane e Investimeve sh.a. (emri tregtar ABI Bank), është licensuar nga Banka e Shqipërisë në Tetor 2015 dhe është një filial i zotëruar tërësisht nga Tranzit SHPK, një institucion financiar jo-bankar shqiptar. E krijuar fillimisht në vitin 1998 fillimisht si një degë e Bankës Tregtare të Greqisë (më pas e quajtur Banka Emporiki e Greqisë S.A.), në vitin 2012, iu shit IUB Holding 100% një shoqërie anonime Franceze 100% filial i drejtpërdrejtë i Credit Agricole S.A. Në Tetor 2015, IUB Holding shiti 100% kapitalit aksionar të Banka Credit Agricole Shqipëri Sh.A, tek Tranzit Sh.p.k. Banka është e liçensuar për të kryer aktivitetet e kreditimit dhe depozitimit, shërbimet e pagesave në Shqipëri dhe jashtë saj si dhe aktivitetet e tjera bankare në përputhje me legjislacionin Shqiptar në fuqi.


Shoqëria Triumf Grup sha, një ndër firmat e para të brokerimit në Shqipëri, është themeluar në vitin 2002 dhe është licensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare me aktivitet “Shoqëri brokerimi në letra me vlerë të Qeverisë të RSH në Bursë”. Triumf Grup ka qenë anëtar i parë i Bursës së Tiranës që në vitin 2002 e deri sa ajo ishte funksionale. Sot si anëtar i ALSE, Triumf Grup është i angazhuar për zhvillimin e tregut të kapitaleve, për të gjitha klasat e titujve si dhe rritjen e aktivitetit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE.  Profesionalizmi, integriteti, dhe angazhimi i stafit të Triumf Grup janë vlerat tona thelbësore të cilat kanë qenë, janë dhe do të mbeten pjesë e veprimtarisë tonë, duke bërë të mundur rritjen e portofoleve të investitorëve vendas apo të huaj.