TEKST
+100%-

Seminari me temë: “Cilësia e raportimit financiar dhe ndikimi në ekonomi: Roli i Bordit të Mbikëqyrjes Publike”

Seminari me temë: “Cilësia e raportimit financiar dhe ndikimi në ekonomi: Roli i Bordit të Mbikëqyrjes Publike”


Më 10 Shtator 2019 Bursa Shqiptare e Titujve ALSE mori pjesë në seminarin me temë “Cilësia e raportimit financiar dhe ndikimi në ekonomi: Roli i Bordit të Mbikëqyrjes Publike” e zhvilluar nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP).

Seminari kishte si qëllim trajtimin e rëndësisë së cilësisë së raportimit financiar, ndikimin në ekonomi dhe rolin e Bordit të Mbikëqyrjes Publike si autoritet mbikëqyrës dhe rregullatorë si dhe një hapësirë e vecantë iu dedikua  informimit të pjesëmarrësve mbi aktivitetet e ndërmarra nga BMP gjatë vitit 2018, gjetjet e evedentuara gjatë procesit të inspektimeve në këtë fazë të parë.

Në fjalën e tij, z. Artan Gjergji, Drejtori Ekzekutiv i Bursës ALSE, e vuri theksin tek rëndësia e raportimit financiar për të krijuar besim tek operatorët e tregut të kapitaleve e sidomos tek publiku investitor i cili ka edhe kufizime në njohuritë e thella financiare. Gjithashtu z.Gjergji ndau me të pranishmit edhe opinonet dhe perceptimet e bizneseve potenciale për t’u listuar me procedin e auditimit ligjor te pasqyrave të tyre financiare dhe me problematikat e hasur prej tyre në drejtim të mospërputhjes që vjen nga zbatimi i Standardeve Ndërkombetare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe aplikimit të legjislacionit tatimor vendas. Në seminar u diskutua edhe ne lidhje me rëndësinë që kanë Njësite me Interes Publik (PIEs) dhe sidomos kompanitë e listura në bursë, për të cilat u hodh ideja që duhet parë me vëmendje kuadri ligjor dhe rregullativ në këtë drejtim në menyrë që të jemi gati kur të fillojë listimi i tyre në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE.