TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Sa interes kanë kompanitë shqiptare të listohen në bursë?

//
Kategori

Pavarësisht përfitimeve nga ngritja e bursave, sa të gatshme janë kompanitë shqiptare për t’u bërë pjesë e tyre dhe për të mundësuar investitorët t’i furnizojnë me kapital?

Për Artan Gjergjin, drejtor ekzekutiv i Bursës Shqiptare të titujve ALSE, bursa nuk është një treg ku çdokush mund të listohet. “Normalisht bursa është për një klasë biznesi që kërkon alternativa në sasi të mëdha fondesh për t’u financuar dhe afatgjatë. Pra ato biznese që janë zhvilluar aq shumë sa që edhe një bankë e vetme nuk arrin t’i financojë”, tha ai në A2.

Gjergji shpjegoi se cila kategori biznesesh shqiptare mund të jenë më të përshtatshme për këtë risi të domosdoshme për ekonominë. “30 vite tranzicion janë të mjaftueshme për elitën e bizneseve shqiptare. Një pjesë e tyre kanë vite që bashkëpunojnë me partnerë të huaj, çka i detyron të jenë transparentë nga pikëpamja financiare. Një pjesë e tyre kanë kredi në institucione financiare ndërkombëtare, siç është BERZH, IFC, pra kanë vite që janë edukuar me kulturë dhe transparencë financiare”, tha ai. “Tashmë biznesi elitar e ka kapërcyer fazën e tendencës së evazionit fiskal. Nga këto biznese VIP që ekzistojnë në Shqipëri, më afër kësaj janë institucionet financiare, por edhe ato të sigurimeve, por nuk janë të vetme. Ka interes edhe nga sektori agro-ushqimor, i ndërtimit”.

Gjergji shpjegoi se aktualisht në Shqipëri ka biznese që kanë emetuar obligacione korporate dhe qytetarë që kanë investuar në këto tituj. “Një prerje e nj një obligacioni korporate që qarkullon në Shqipëri është diku te 10 mijë euro. Pra një shifër e absorbueshme nga pikëpamja e investimit. Shumë shpejt këto tituj do të jenë të listuar në Bursën ALSE”, tha ai.

Për të parë intervistën e plotë klikoni këtu

Burimi: A2 News