TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Rritet tregu dytësor – ALSE 15.5 milionë euro tregtime për 9-mujorin

Tregu dytësor i letrave me vlerë të qeverisë shqiptare po jep sinjale gjallërimi gjatë këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se për tremujorin e parë të vitit vëllimi i transaksioneve në tregun sekondar për tremujorin e parë të vitit ishte rreth 4 miliardë lekë ose 40% më i lartë në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2018. Ndërkohë, numri i transaksioneve u rrit me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë.

Një ndikim të konsiderueshëm në këtë rritje ka dhënë projekti i titujve referencë, i nisur nga Ministria e Financave gjatë vitit të kaluar. Drejtori i Bursës Shqiptare të Titujve, ALSE, Artan Gjergji, thotë se ky projekt ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e transaksioneve në tregun sekondar.

Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe bursës ALSE tregojnë njëkohësisht një rritje të ndjeshme gjatë këtij viti të veprimeve të personave juridikë në tregun sekondar të titujve.

Në pjesën më të madhe, këto transaksione i takojnë fondeve të investimeve dhe atyre të pensioneve. Sipas Gjergji, rritja e tregtimit të fondeve në tregun dytësor është një zhvillim shumë inkurajues, që dëshmon se këto institucione po e përmbushin më mirë funksionin e tyre.

Zhvillimi i tregut dytësor është një hap i domosdoshëm për t’i bërë instrumentet e borxhit qeveritar më likuide dhe për të përcaktuar një çmim më të drejtë për to.

Bursa ALSE po bëhet një segment gjithnjë e më i rëndësishëm në tregun sekondar të letrave me vlerë të qeverisë. Statistikat tregojnë se për nëntë muajt e parë të vitit, vlera e titujve të treguar ka arritur në 15.5 milionë euro.

SCAN