TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Rritet numri i fondeve të investimit por bie interesi i investitorëve, më pak para dhe anëtarë

Revista MONITOR

Fondet e investimeve që gjatë vitit 2017 ruajtën një rritje konstante e nxitur edhe nga normat më të favorshme të interesit sesa sistemi bankar ku politika monetare uli në minimum interesat e depozitave, nuk po shfaqin të njëjtën tendencë edhe në 2018. Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë për një rënie të numrit të anëtarëve që kanë investuar në këto fonde deri në shtator 2018 në krahasim me fundin e 2017-ës. Ndërkohë që rënie ka edhe në vlerën neto të investimit me të paktën 9.74 për qind. E gjithë kjo ndodh në kushtet kur alternativat e investimit jo në aspektin e instrumentit por në numrin e fondeve të disponueshëm në treg janë më të mëdha se një vit më parë me të paktën dy opsione më shumë.

“Gjatë periudhës 30.09.2018, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro” fondi i investimeve “Raiffeisen Vizion” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”.

Fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” dhe fondi “WVP Top Invest” e cila administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”.

“Raiffeisen Vizion” sh.a. u licensua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendim nr. 143, datë 30.07.2018, për të kryer veprimtarinë e administrimit të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive.

Fondi i investimeve “Raiffesien Vizion” filloi aktivitetin e tij të vlerësimit në datë 02.09.2018.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.09.2018, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 65.64 miliardë lekë me një ulje prej 7.08 miliardë lekë ose 9.74%, krahasuar me 31.12.2017. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 520 milionë Euro [1].

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 63.14% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 7.02% krahasuar me 31.12.2017.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.09.2018 është 28,979 me një ulje prej 7.47% krahasuar me 31.12.2017” vlerëson AMF.