TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Raporti i stabilitetit financiar – BSH: Sistemi bankar është i qëndrueshëm

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën raportin e stabilitetit financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2018. Në konkluzion të raportit, Banka e Shqipërisë vlerëson edhe njëherë se sektori bankar mbetet i qëndrueshëm. Raporti konstaton se zhvillimet në ekonominë reale dhe tregun financiar, gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2018, mbështetën zgjerimin e veprimtarisë së sistemit financiar dhe të sektorit bankar.

Ndryshimet që po ndodhin në strukturën e sektorit bankar, janë shoqëruar me rritjen e peshës së kapitalit vendas dhe uljen e numrit të bankave. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky proces pritet të kontribuojë pozitivisht në rritjen e kreditimit të ekonomisë.

Ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve të veprimtarisë mbeti i kontrolluar, në kushtet kur kreditë me probleme vijuan rënien, treguesit e rreziqeve të tregut nuk patën ndryshime gjatë periudhës, dhe treguesit e likuiditetit ishin në nivele të larta. Rezistenca e sektorit bankar ndaj këtyre rreziqeve vlerësohet e fortë, duke parë që bilanci paraqitet me fitim dhe kapitalizimi është në nivele të larta.

Sektori bankar e mbylli vitin 2018 me një fitim prej 18.4 miliardë lekësh, ndërsa raporti i kredive me probleme zbriti në 11.1%, niveli më i ulët që prej vitit 2010. Raporti i maftueshmërisë së kapitalit ishte 18.2%, më shumë se 50% më i lartë se minimumi i kërkuar nga Banka e Shqipërisë.

Ersuin Shehu/SCAN