TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Obligacionet “në modë” – Emetuesi i radhës është Fondi Besa

Shitja e obligacioneve nga kompanitë private po merr një frekuencë më të shpeshtë gjatë këtij viti. Fondi Besa do të kryejë një emetim obligacionesh me ofertë private, me vlerë 100 milionë lekë, ndërsa prospekti u miratua në mbledhjen e javës së kaluar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Fondi Besa është një institucion financiar jobankar, me aktivitet kryesor huadhënien e përmasave të vogla dhe të mesme.

Besa është subjekti i tretë për këtë vit që ndërmerr procedurën zyrtare të emetimit të obligacioneve private, pas Bankës së Parë të Investimeve, Fibank dhe institucionit tjetër financiar Iute Credit.

Deri tani, emetuesit e obligacioneve i gjejnë vetë blerësit për obligacionet e tyre, në formë private. Kjo ndodh sepse ende nuk është e mundur që obligacionet të shiten me ofertë publike, por, duke filluar nga vjeshta, pritet që për këtë treg të hapen horizonte të reja. Bursa ALSE do të mund të nisë tregtimin edhe për shoqëritë tregtare. Për këtë pritet vetëm licencimi i regjistrarit ALREG nga Banka e Shqipërisë, si sistem për shlyerjen e pagesave për transaksionet e kryera përmes bursës. Duket që obligacionet janë instrumenti me potencialet dhe perspektivat më të mëdha për të kaluar pragun e bursës së parë funksionale shqiptare.

SCAN