TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Mesazhet e FMN për ekonominë shqiptare Nëntor 2018

FMN: Rritja ekonomike duhet të frenojë emigracionin, kujdes me PPP dhe detyrimet e prapambetura

Ekonomia e Shqipërisë ka prirje rritëse, por në të njëjtën kohë mbetet ende shumë për të bërë që ajo të jetë më e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe sidomos amortizuese për emigracionin, tha sot përfaqësuesi i misionit të FMN-së në vendin tonë në një konferencë të përbashkët për median bashkë me Ministrin e Financave. Ai tha se qeveria shqiptare duhet të zbatojë reforma strukturorë në mënyrë që të dekurajojë emigracionin e lartë. Reforma të tilla ai renditi, përmirësimin e klimës së biznesit, reformat në shtetin ligjor dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Parashikojmë rritje ekonomike 4% këtë vit dhe 3.7% vitin e ardhshëm. Ndërsa në periudhë afatmesme shkalla e rritjes do të jetë 4% e mbështetur nga rritja e eksporteve dhe investimeve në infrastrukturë dhe turizmit” tha përfaqësuesi i Misionit të FMN-së.

Ai tha se rreziqet ndaj ekonomisë shqiptare vlerësohen në rënie. Shqipëria është ekspozuar nga rreziqet me vendet partnere në Europë, dobësitë e të cilave do të ndikonin negativisht në investimet e huaja, të ardhurat nga emigrantet dhe eksportet.

Ndërsa në rrafshin fiskal FMN sugjeroi se konsolidimi fiskal duhet përshpejtuar. “Nevojitet ulja e deficitit fiskal. Ne projektojmë se në mungesë të masave fiskale shtesë deficiti fiskal do të jetë jo më pak se 2% e PBB-së. Reduktimi i borxhit publik  do të jetë më i ngadaltë se pritjet tona” tha eksperti i Fondit.

Për të arritur 60 % të PBB-së, siç pretendojnë autoritet shqiptare, deri më 2021 duhen korrigjime të mëtejshme fiskale, sugjeroi eksperti i huaj, i cili la të kuptojë se nëse të ardhurat nuk rriten e shumë se ritmet aktuale dhe në rast se nuk ka rritje taksash ky objektiv që qeveria shqiptare i ka vënë vetes vështirë të realizohet.

Ai tha se, duke pasur parasysh mungesën e hapësirave fiskale autoritet duhet të anulojnë përjashtimet fiskale dhe të mos aplikojnë të reja.

Eksperti FMN tha se, rritja e shpejtë e PPP-ve kërkon përmirësime shtesë në të gjitha nivelet e qeverisjes, ndërsa kërkoi që rritja e detyrimeve të prapambetura duhet të trajtohet pa vonesë.

Reformat e planifikuara për ta bërë sektorin energjetik më të qëndrueshëm nga ana financiare duhet të vijojnë shtoi ai më tej.

FMN vlerësoi se, politika monetare u zbeh nga mungesa e politikave strukturore. Ulja e këtyre pengesave do të ndihmonte kreditimin. “Autoritet monetare kanë ndërhyrë në kursin e këmbimit, por ne i nxisim ato që më kohë këto ndërhyrje të zbehen”.

“Bankat nga vendet jo BE po rriten, ndaj Banka e Shqipërisë duhet të forcojë më tej rregulloret e mbikëqyrjes pasi ka ende disa elementë shqetësues. Kreditë më probleme duhet të ulen me tej dhe strategjia e deurozimit duhet të zbatohet” tha eksperti i FMN-së.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se qeveria shqiptare vitin tjetër parashikon rritje ekonomike më të lartë se FMN në nivelin 4.3 %, ose 0.6% më shumë se Fondi.

Ai tha se Investimet e huaja direkte do të jenë më shumë se 1 miliardë euro këtë vit, duke kaluar edhe pritjet fillestare.

Ministria rritja ekonomike dhe punësimi do të mbështeten nga një nivel i lartë të investimeve publike në 5% të PBB-së.

Deficiti buxhetor parashikohet 1.9 e PBB-së më 2019, ndërsa për të katërtin vit radhazi bilanci primar do të jetë pozitiv.

Borxhi publik pritet të bjerë në 64.9 % të PBB-së  më 2019 nga 66.9  që është aktualisht.

Ministri tha se vitin që vjen detyrimet e prapambetura do të jenë të papërfillshme.

Skema e investimeve me partneritet Publik Privat pa HEC-et nuk është më shumë se 8% e PBB-së dhe nuk do të kalojnë nivelin 5 % për qind te të ardhurave buxhetore vjetore.

 

Misioni i FMN-së – “Ulni më shumë borxhin, jo përjashtime nga taksat”

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri edhe këtë herë foli me tone të buta për investimet në programin e partneritetit publik-privat. Shefi i misionit, Jan Kees Martijn, tha se PPP-të janë një instrument legjitim që qeveria mund ta përdorë dhe që ofron mundësi shtesë, por nënvizoi se shtimi i këtyre kontratave rrit rreziqet fiskale. Megjithatë, misioni i FMN-së kërkoi një ulje më të shpejtë të borxhit publik krahasuar me parashikimet e qeverisë në buxhetin e vitit të ardhshëm. Gjithashtu, FMN u shpreh edhe njëherë kundër përjashtimeve të reja nga tatimet, madje kërkoi edhe anulimin e përjashtimeve të miratuara më parë, sidomos në sektorin e turizmit.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, mbrojti edhe njëherë programin e PPP-ve, duke u shprehur se qeveria po vepron me transparencë të plotë. Ai pranoi nga ana tjetër ekzistencën e shumave të mëdha të detyrimeve të prapambetura, por premtoi shlyerjen e tyre brenda vitit të ardhshëm.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se bazat e zhvillimit të vendit janë solide, megjithatë theksoi nevojën e vazhdimit të reformave, për të garantuar një rritje të qëndrueshme afatgjatë.

Qeveria shqiptare parashikon një rritje ekonomike prej 4.3% për vitin e ardhshëm, ndërsa FMN ndalet në një projeksion prej 3.7%. Objektivi i qeverisë është një ulje e borxhit publik në 65.5% për vitin e ardhshëm. Por, nga ana tjetër, detyrimet e prapambetura në masën 1.5% të Prodhimit Kombëtar dhe shtimi i kontratave të PPP-ve shtojnë pikëpyetjet për kursin e konsolidimit fiskal.

 

Porositë e FMN-së për autoritetet shqiptare: Zhvilloni tregjet financiare, vijoni strategjinë e de-euroizimit

Në mbyllje të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, përfaqësuesi i tij, Jean Kees Martijn , ka disa këshilla për qeverinë shqiptare për të nxitur rritjen ekonomike të vendit. Ndërsa shtoi se  ka ndjekur një trend rritës në vitet e fundit, udhëheqësi i misionit tha se mbetet ende shumë për të bërë në mënyrë që ajo të mbetet e qëndrueshme.

Ndërsa është ndalur te prioritet e autoriteteve shqiptare, sipas tij ata duhet të përfshijnë :

  • Zvogëlimin e kritereve nën standard
  • Mbështetjen e cilësisë së sistemit bankar
  • Zhvillimin e tregjeve financiare
  • Vijimin e strategjisë për deuroizimin

Ndëkrohë, shtoi më tej se nevojiten përpjekje të vendosura për ta përmirësuar klimën e biznesit që të nxitet një rritje më e shpejtë dhe më gjithëpërfshirëse si dhe integrim më i fortë rajon në mënyrë që të dobësohen shtysat për të emigruar. Në këtë kuadër prioritetet sipas tij përfshijnë:

  • Zbatimin me vendosmëri të reformës në sistemin gjyqësor
  • Forcimin e shtetit ligjor
  • Zbatimin e strategjisë anti-korrupsion

Ndërsa sa i takon borxhit publik, ai u shpreh:

“Në mungesë të masave shtesë do të jetë niveli i deficitit pranë 2% e PBB-së në 2018. Kjo do të rezultojë në trajektore rënëse të borxhit publik. Ndonëse me një reduktim më të ngadaltë nga se do të rekomandonim ne, presim një rënie të borxhit publik në 62.3% të PBB brenda vitit 2021. Për të arritur nivelin në 60% brenda 2021. Mendojmë se në këtë kuadër nevojiten korrigjime të tjera fiskale.”

SCAN MAGAZINE