TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Leksion i hapur në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës “Tregjet Financiare dhe Bursa Shqiptare e Titujve ALSE”

Më datë 05.06.2019, në ambjentet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës (FEUT) u organizua leksioni i hapur me teme “Tregjet Financiare dhe Bursa Shqiptare e Titujve ALSE”. Në këtë event morën pjesë anëtarë të stafit akademik dhe shkencor universitar si dhe studentë të Fakultetit Ekonomik të këtij universiteti.

Drejtori Ekzekutiv i Bursës ALSE, z. Artan Gjergji shpjegoj rreth menyrës së organizimit and funksionimit të tregut monetar, tregut të kapitaleve, bursës instrumentave që tregtohen aty. Më tej z. Gjergji informoi studentët në mënyrë të detajuar lidhur me pjesmarrësit e tregut të Bursës si edhe rrugëve që duhet të ndjekin investitorët për të investuar në bursë.

Në fund të leksionit të hapur u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi midis z. Artan Gjergji dhe Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule. Kjo marrëveshje mundëson praktika mësimore për studentët, zhvillimin e leksioneve të hapura të përbashkëta si edhe pasurimin e bibliotekës së këtij universiteti me botimet e Bursës ALSE.

Aktivitete të tilla janë në fokusin e punës që po bën Bursa Shqiptare e Titujve ALSE për të rritur vemendjen e publikut tek edukimi financiar në industrinë e titujve dhe investimet në burse, me një focus të veçantë tek studentët e fakulteteve ekonomike në universitetet publike dhe jo-publike në vend.