TEKST
+100%-

Leksion i hapur në CIT “Tregjet Financiare dhe Bursa Shqiptare e Titujve”

Leksion i hapur në CIT “Tregjet Financiare dhe Bursa Shqiptare e Titujve”


Sot më datë 04.12.2018, në ambientet e Institutit Kanadez të Teknologjisë (CIT) u organizua leksion i hapur me temë “Tregjet Financiare dhe Bursa Shqiptare e Titujve”. Në këtë event morën pjesë anëtarë të stafit akademik dhe shkencor universitar si dhe studentë të Fakultetit Ekonomik pranë këtij universiteti.

Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, z. Artan Gjergji bëri një përmbledhje makro të zhvillimeve më të fundit në tregun financiar në vend, si dhe u fokusua tek premisat e zhvillimit të tregut të kapitaleve dhe bursës së titujve. Gjithashtu, Z. Gjergji i informoi pjesëmarrësit e këtij leksioni rreth mundësive apo rrugëve që duhet të ndjekin investitorët për të investuar në ALSE.