TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Leksion i hapur me studentët e Universitetit “Marin Barleti” në lidhje me “Tregun Financiar dhe Bursën Shqiptare të Titujve”

Më datë 16.05.2019, në ambientet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE u organizua leksion i hapur me temë “Tregu Financiar dhe Bursa Shqiptare e Titujve”. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të stafit akademik dhe studentë të programit master të Universitetit Marin Barleti. Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE Z. Artan Gjergji bëri një përmbledhje të tregut financiar në vend dhe më pas shpjegoj më gjërësisht rreth tregut të kapitaleve dhe më në detaje rreth Bursës ALSE.

Më tej pjesmarrësit e këtij leksioni u njohën me infrastrukturën që bën të mundur procesin e përputhjes së kërkesës me ofertën për tituj. Specialistja e mbikëqyrjes dhe menaxhimit të riskut Znj. Erinda Fiku i prezantoi sistemin Elektronik të Tregtimit (ETS), platform që  mundëson tregtimet në bursë. Studentët patën një reagim pro-aktiv me pyetje praktike lidhur me rastet e ekzekutimit të transaktioneve, mundësive për abuzim me tregun dhe masave që merr Bursa ALSE për të parandaluar situata të tilla dhe garantuar një treg të shëndetshëm dhe transaparent.