TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Leksion i hapur me studentët e Universitetit Marin Barleti në ambjentet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE “Arkitektuara e industrisë së titujve në Shqipëri dhe Bursa”

Sot më datë 12.02.2020, në ambientet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE u organizua leksion i hapur me temë “Arkitektuara e industrisë së titujve në Shqipëri dhe Bursa ALSE”. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të stafit akademik të Universitetit Marin Barleti si dhe studentë të programit Master Shkencor pranë këtij universiteti.

Pjesmarrësit në këtë aktivitet u njohën me infrastrukturën që bën të mundur procesin e përputhjes së kërkesës me ofertën për tituj. Specialisti i Anëtarësimit dhe Listimit pranë Bursës ALSE, Z. Robin Lukaj i prezantoi arkitekturën e tregut në Shqipëri si dhe sistemin Elektronik të Tregtimit (ETS) që Bursa ALSE përdor aktualisht, platformë që  mundëson tregtimet në bursë. Studentët pjesmarrës patën një reagim pro-aktiv me pyetje praktike lidhur me mënyrën e funksionimit të Bursës.