TEKST
+100%-

Leksion i hapur me studentët e UET në ambjentet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE “Tregu Financiar – Bursa si një mjet financimi”

Leksion i hapur me studentët e UET në ambjentet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE “Tregu Financiar – Bursa si një mjet financimi”


Sot më datë 06.02.2019, në ambjentet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE u organizua leksion i hapur me temë “Tregu Financiar – Bursa si një mjet financimi”. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të stafit akademik dhe shkencor të UET si dhe studentë të Masterit Shkencor pranë këtij universiteti. Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, z. Artan Gjergji bëri një përmbledhje makro të zhvillimeve më të fundit në tregun financiar në vend, si dhe u fokusua tek premisat e zhvillimit të tregut të kapitaleve dhe bursës së titujve. Z. Artan Gjergji përdori raste konkrete të emetimit të titujve nga sipërmarrjet private në Shqipëri si dhe informoi rreth mundësive apo rrugëve që duhet të ndjekin investitorët për të investuar në ALSE. Gjithashtu Znj. Erinda Fiku, specialiste e mbikëqyrjes dhe menaxhimit të riskut, foli rreth arkitekturës së industrisë së titujve në Shqipëri si dhe ju bëri studentëve një prezantim simultan i platformës së tregtimit të titujve në ALSE.