TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Leksion i hapur me studentët e Institutit Kanadez te Teknologjisë në ambjentet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE “Arkitektuara e industrisë së titujve në Shqipëri dhe Bursa”

Sot më datë 31.01.2020, në ambientet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE u organizua leksion i hapur me temë “Arkitektuara e industrisë së titujve në Shqipëri dhe Bursa ALSE”. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të stafit akademik të Institutit Kanadez të Teknologjisë (CIT) si dhe studentë të vitit të dytë të programit Bachelor pranë këtij universiteti.

Pjesmarrësit në këtë aktivitet u njohën me infrastrukturën që bën të mundur procesin e përputhjes së kërkesës me ofertën për tituj. Specialistja e mbikëqyrjes dhe menaxhimit të riskut Znj. Erinda Fiku i prezantoi arkitekturën e tregut në Shqipëri si dhe sistemin Elektronik të Tregtimit (ETS) që Bursa ALSE përdor aktualisht, platformë që  mundëson tregtimet në bursë. Studentët patën një reagim pro-aktiv me pyetje praktike lidhur me mënyrën e funksionimit të Bursës