Kuvendi i Shqipërisë miraton kandidaturën për Kryetar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot, më 12 shtator 2019, në seancë plenare, kandidatin për Kryetar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Me shumicë votash, u miratua Z. Ervin Mete si Kryetar i Bordit të AMF-së, propozim i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Kryetari i Bordit është anëtar i jashtëm, jo ekzekutiv i Autoritetit.
Më parë, ky miratim ishte dhënë edhe nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat i Kuvendit, i cili zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidaturat për Kryetar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Për më shumë informacione, kontaktoni amf@amf.gov.al