TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Java Botërore e Investitorit 2019 në Shqipëri


Në kuadër të Javës Botërore të Investitorit (30 shtator 2019 – 6 tetor 2019) të lancuar për herë të parë në vitin 2017 nga Organizata Ndërkombëtare e Rregullatorëve të Letrave me Vlerë (IOSCO), Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), si anëtarë i kësaj organizate, në bashkëpunim me Bursën Shqiptare të Titujve ALSE dhe shoqata të tjera që operojnë në fushën e investimeve, kanë organizuar një sërë aktivitetesh.

Në këtë javë të rëndësishme të fokusuar tek Investiori, aktivitet e organizuara kanë patur si qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin e investitorëve në lidhje me tregun e kapitalit, fondet e investimeve dhe pensionet private. Fokus të veçantë ka pasur edukimi i qytetarëve në lidhje me mundësitë që ofron tregu financiar jo-bankar për të vlerësuar apo diversifikuar në mënyrë më efikase kursimet e tyre. Gjithashtu, një vend të rëndësishëm në këto aktivitete mori edhe puna e palodhur që po bën AMF në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve nga risqet apo abuzimet e mundshme në tregun financiar.

Java e dedikuar Investitorit nisi me zhvillimin e një workshop-i pranë Dhomës së Tregtisë dhe industrisë Tiranë dhe pasoi me një sërë orësh të hapura në auditore të fakulteteve të Ekonomise dhe të shkollave të mesme të vendit. Përfaqësuesit e AMF së bashku me ekspertët e fushës ishin prezentë në emisione mediatike dhe studio televizionesh me shikueshmëri të lartë për të rritur sensibilizimin në kuadër të kësaj nisme.

Për më shumë informacione mbi këto aktivitete ju lutem klikoni ne linqet e mëposhtme:

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE

Z. Artan Gjergji – Paratë dhe kapitali nuk gjenden vetëm në bankat tregtare

Z. Artan Gjergji dhe Z. Blodin Çuçi – Pse nuk i investojmë kursimet në bursë, Ekspertët japin arsyet

Z. Artan Gjegji dhe Z. Blodin Çuçi – Java Boterore e Investitorit

Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare

Z.Ervin Koci – Zhvillimi i tregjeve te kapitalit

Z.Niko Kotonika – Java e investitorit, AMF: Nismat tona ligjore, në përputhje me direktivat e BE

Zj. Ornela Kullolli – Java globale e investitorit

Z. Ervin Koci – Keni Kursime? Alternativat ku mund të investoni