TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Financimi i NMV-ve nëpërmjet Kapitalit dhe listimi në Bursë në Shqipëri

//
Kategori

Financimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NMV) nëpërmjet kapitalit (equity finance) është një proces mjaft i rëndësishëm për ekonominë e një vendi në zhvillim pasi i vjen në ndihmë finacimit të biznesit që për shkaqe objektive nuk klasifikohet nga bankat si i përshtatshëm për kredi. Kjo formë e investimit alternativ është jo vetëm e favorshme dhe më pak e kushtueshme për bizneset për shkak të ndarjes së risqeve me investitorët, por edhe i ndihmon ato (bizneset) që të përfitojnë nga njohuritë dhe eksperienca e investitorëve profesionistë si dhe të standardizojnë aktivitetin e tyre.

Financimi nëpërmjet kapitalit, transferimi i njohurive si dhe standardizimi i procedurave i mundësojnë NMV-ve një disiplinim financiar duke siguruar një qëndrueshmëri afatgjatë në treg. Gjithashtu ky proces shërben edhe si një para-dhomë për NMV-të që të hynë në sektorin financiar apo të rrisin kapitalin nëpërmjet Bursës. Investitorët profesionalë që ofrojnë fonde alternative për NMV-të i mësojnë këto të fundit me kulturën e ndarjes së riskut dhe përgjegjësive në vendimmarrje nëpër bordet drejtuese, i mësojnë me kulturën e transparencës financiare dhe standardizimit të raportimit financiar, duke i përgatitur këto biznese të vogla për tregun financiar bankar apo për listimin në bursë.

Në këtë kuadër Dhoma Amerikane e Tregtisë në Tiranë në bashkëpunim me Creative Business Solutions organizoi një trajnim me NMV-të ku u prezantuan përfitimet që vijnë nga financimi alternativ nëpërmjet kapitalit. Gjithashtu, në një intervistë për SCAN TV ekspertët e huaj që trajnuan NMV-të shpjeguan detaje me të hollësishme nga ky proces. Ndërkohë Drejtori Ekzekutiv i Bursës ALSE, z. Artan Gjergji shpjegon përfitimet që sjell kjo risi në Shqipëri, duke e parë këtë lloj financimi si një shtysë të madhe ndihmëse për maturimin e biznesit vendas përpara listimit në Bursën ALSE.

Për më shumë informacion dhe dëgjuar intervistat klikoni këtu.