Gjatë datës 16.03.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 18 njesi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK ishte 1,794,420 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 16.03.2022 klikoni këtu

Gjatë datës 11.03.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 70 njesi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK ishte 7,187,600 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 11.03.2022 klikoni këtu

Gjatë datës 03.03.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 46 njesi Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK ishte 4,591,260 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 03.03.2022 klikoni këtu

Gjatë datës 01.03.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 6 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 130 njesi Bono Thesari 6 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 6 Mujore në LEK ishte 1,292,330 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 01.03.2022 klikoni këtu

Gjatë datës 17.02.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 3 njesi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK ishte 327,540 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 17.02.2022 klikoni këtu

Individët investuan 15.7 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqiptare vitin e kaluar.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se shuma e investuar në ankande nga individët këtë vit ka pësuar një rënie të lehtë me 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Statistikat tregojnë se edhe për vitin 2021 investimet e individëve në ankandet e emetimit të titujve të qeverisë kanë shkuar në pjesën më të madhe për bono thesari.

Vitin e kaluar, blerjet e bonove nga individët në tregun primar arritën vlerën e 9.2 miliardë lekëve, me një rritje prej 2.3% krahasuar me një vit më parë. Instrumentet afatshkurtra përbënin rreth 58.5% të investimeve të individëve në titujt e borxhit qeveritar për vitin 2021. Ndërkohë, investimet në obligacione pësuan rënie në vlerën e 6.5 miliardë lekëve, 5.4% më pak krahasuar me vitin 2020. Megjithëse investimet në obligacione kanë rënë në vlerë, si numër transaksionesh ato janë rritur me 25% krahasuar me një vit më parë. Kjo tregon për një shtim të numrit të individëve që investojnë në titujt afatgjatë të qeverisë shqiptare.

Duke filluar nga ky vit, pjesëmarrja e individëve në ankandet e bonove dhe të obligacioneve mund të bëhet vetëm nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar. Banka e Shqipërisë tashmë nuk e ofron më shërbimin e investimit në bono thesari, ndërsa për sa i takon obligacioneve pjesëmarrja e individëve është mundësuar gjithmonë nëpërmjet ndërmjetësve financiarë. Sipas AMF, aktualisht në Shqipëri ka 13 shoqëri komisionere për investimin në tituj, por pjesa dërrmuese e volumit të transaksioneve nga individët bëhet nga bankat tregtare të licencuara për këtë shërbim.

Tregu i shërbimit të investimit në titujt e qeverisë shqiptare vazhdon të dominohet nga banka Raiffeisen. Për vitin e kaluar, afërsisht 60% e investimeve të individëve në bono dhe 38% e investimeve në obligacione u bënë nëpërmjet bankës Raiffeisen. E dyta renditet Banka Kombëtare Tregtare, me 20% të investimeve në bono dhe rreth 25% e investimeve në obligacione. Bankat e tjera kanë pjesë tregu modeste, sidomos për sa i takon investimeve në bono, megjithëse e ofrojnë këtë shërbim prej vitesh.  Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, individët mbanin rreth 17.6% të stokut të borxhit të brendshëm publik në fund të shtatorit 2021. Në vlerë, kjo përkthehej në afërsisht 119 miliardë lekë.

Ndërkohë që investimet e individëve në tregun primar ngelen në nivele të konsiderueshme, tregu dytësor i titujve të qeverisë ka përmasa modeste. Blerjet nga portofoli i ndërmjetësve financiarë (shitjet nga bankat tek individët) për vitin e kaluar kishin vlerën e 1.9 miliardë lekëve, në rënie me 19% krahasuar me një vit më pare. Ndërkohë, blerjet para afatit të maturimit (shitjet e titujve nga individët te bankat) u rritën me 31% dhe arritën vlerën e 2.2 miliardë lekëve./E.Shehu

Burimi: Revista Monitor

Gjatë datës 07.02.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 750 njesi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK ishte 77,122,500 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 07.02.2022 klikoni këtu

Gjatë datës 01.02.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK dhe Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 62 njesi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK dhe 20 njesi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK ishte 6,867,120 LEK dhe ne Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK ishte 2,016,400 LEK ;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 01.02.2022 klikoni këtu

Lëvizje te postimet