TEKST
+100%-

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE trajnon studentet pjesmarrës në programin #YOUARECREDINS të organizuar nga Credins Bank nw datat 3-4 Prill

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE trajnon studentët pjesmarrës në programin #YOUARECREDINS të organizuar nga Credins Bank në datat 3-4 Prill 2019


Bursa Shqiptare e Titujve ALSE trajnoi studentë nga universitete të ndryshme pjesmarrës në programin #YOUARECREDINS të inicuar nga Banka Credins. Ky program ka për qëllim rekrutimin dhe trajnimin e studentëve me rezultate të larta për ti përgatitur për të ardhmen në fushën e bankingut si dhe tregjeve financiare. Ky program është menduar të zgjasë 3 muaj në të cilin do të ketë një ndërthurje të trajnimit teorik me atë praktik.

Gjatë këtij trajnimi, ekspertët e Bursës ALSE trajnuan studentët lidhur me funksionimin e tregut të kapitaleve dhe bursës. Më tej, studentët u njohën më në detaje rreth proceseve operacionale të Bursës ALSE si : procesi i Anëtarësimit, Listimit, Tregtimit dhe Klerim/Shlyerjes. Gjithashtu u diskutua në detaje rreth procesit të mbikëqyrjes dhe monitorimit të operatorëve të tregut në Bursën ALSE. Në mbyllje pjesëmarrësve iu bë një prezantim i përgjithshëm i kuadrit ligjor dhe rregullativ që mbulon aktivitetin e bursës dhe tregut të kapitaleve. Trajnimi ishte mjaft dinamik ku studentët pjesmarrës ishin mjaft aktiv me pyetje të ndryshme lidhur me mënyrën e funksionimit të Bursës, kritereve të listimit të Kompanive në Bursë, licensimin e Firmave të Brokerimit etj.