TEKST
+100%-

Bursa dhe Tregtimi në Bursë

Bursa dhe Tregtimi në Bursë


Mekanizmat e Mbrojtjes: Tregtimi në Bursë i Titujve në kohë të Paqëndrueshme

Që nga mesi i muajit Shkurt, kemi parë luhatje në rritje në tregjet botërore të aksioneve (Bursa) të shkaktuar nga COVID-19 (Coronavirus). Infrastruktura e Bursës po përdoret aktualisht në një mënyrë po aq intensive sa ç’përdorej kohët e fundit gjatë vendimit të BREXIT dhe krizës financiare në vitin 2008. Si një ofruese e besueshëm e infrastrukturës, është detyrë e Bursës, veçanërisht në kohë të turbullta, të sigurojë tregtim transparent dhe t’u mundësojë investitorëve të shesin ose blejnë letra me vlerë (tituj) në çdo kohë. Bazuar në përvojat historike e vitit 2008, nëse një Bursë mbyllet, kjo shkakton panik edhe më të madh tek investitorët dhe ankth në treg.

Pasqyrë e mekanizmave më të rëndësishëm të mbrojtjes

Në pjesën më të madhe të Bursave në Evropë por dhe më gjerë, ekzistojnë mekanizma stabiliteti dhe mbrojtjeje që janë provuar dhe testuar për dekada. Mekanizmat teknikë dhe funksionalë sigurojnë tregtim të qetë në Bursë edhe në situata ekstreme të tregut.

Ngadalësimi përmes Ndërprerjes së Luhatjeve të Çmimeve

Ndërprerja Luhatjeve është një nga mekanizmat më të rëndësishëm mbrojtës në sistemin e trgtimit në një Bursë. E njohur gjithashtu si “kufi ndalues ose frenues”, kjo masë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për dekada për të parandaluar luhatje të mëdha të çmimeve të titujve që ndodhin në mënyrë të papritur dhe të paqëllimshme.

Nëse çmimi i një titulli specifik në Bursë del jashtë kufinjve të përcaktuara më parë nga vetë Bursa mbi bazën e një metodologjie të caktuar, çmimi i ri nuk formohet menjëherë, por fillohet një ndërprerje (frenim) i luhatjeve dhe tregtimi ndërpritet për disa minuta. Ky frenim ka avantazhin që urdhrat ndërkohë mblidhen së bashku derisa të formohet çmimi tjetër dhe totali i vlerave monetare (likuiditeti) të bashkohet. Pushimi i shkurtër u jep pjesëmarrësve të tregut (brokerave)më shumë kohë për të analizuar situatën. Nëse është e nevojshme, mund të bëhen ndryshime në urdhërat (psh. në çmim ose sasi). Nëse vazhdon tregtimi, krijohet një çmim i ri, i cili përbëhet nga disa urdhra dhe i cili pasqyron pozicionin (mesataren) e tregut më mirë sesa një fiksim i vetëm i çmimeve.

Në rastin e rritjeve veçanërisht të mëdha të çmimeve të titujve, tregtimi mund të ndërpritet për një periudhë më të gjatë kohore. Edhe këtu, tregtimi i vazhdueshëm (contonuous trade) vazhdon automatikisht pas ndërprerjes së luhatjeve, përveç nëse ndodh kërcimi (luhatja) i ardhshëm potencialisht i madh i çmimeve, në këtë rast tregtimi përsëri ndërpritet (ndërprerja e luhatjeve). Ndërprerjet e luhatjeve mund të ndodhin gjatë tregtimit të vazhdueshëm ose gjithashtu pas përfundimit të ankandeve (ndërprerja e luhajteve zgjat ankandin).

Mekanizma të tjerë Mbrojtës

Nga hedhja e urdhrave në sistemin elektronik të tregtimit të një Burse, deri në formimin e çmimeve në bursë dhe gjithashtu në periudhën e pas-tregtimit – industria e tregut te kapitaleve dhe bursave ka masa të shumta mbrojtëse në vend. Kontrollet e periudhes së para-tregtimit, siç është konfirmimi i vëllimit maksimal të urdhrit, parandalojnë që urdhrat me një vëllim shumë të madh të hidhen në librin e urdhrave. Gjatë procesit të hedhjes së urdhrave në Bursë, kufizimet teknike mbrojnë nga mbingarkesa sistemin e tregtimit të Bursës. Numri maksimal i urdhrave për një pjesëmarrës të tregtimit (broker) për sekondë është i kufizuar. Ndërprerja e luhatjeve parandalon hedhje të shpejtë të çmimeve të padëshiruara, siç përshkruhet më lart. Fundi i rastësishëm i ankandeve mbron nga manipulimi i tregut. Niveli më i lartë i sigurisë së shlyerjes ekziston edhe në procesin e post-tregtimit (i njohur ndryshe si procesi i klerim-shlyerjes së llogarive). Në procesin e klerimit të llogarive, të gjithë pjesëmarrësit depozitojnë kolateral për të garantuar ekzekutimin e transaksioneve. Të gjitha këto hapa forcojnë besimin e pjesëmarrësve në trgtim në çmimet e titujve të listuar në Bursë.

Burimi: Marrë me disa ndryshime nga Bursa e Vienës