Bursa ALSE miraton udhëzimin e listimit për titujt e korporatave

Këshilli Mbikëqyrës i Bursës ALSE miratoi në mbledhjen e datës 13 Maj 2020, udhëzuesin e listimit të titujve në tregjet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE.

Në vazhdim të plotësimit të kuadrit rregullativ të Bursës ALSE, udhëzuesi i listimit orienton kompanitë Shqiptare, të cilat duan të emetojnë tituj, apo ato të cilat janë të listuara në bursë, drejt proceseve më të detajuara rreth listimit.

Gjithashtu ky udhëzues ka për qëllim të orientojë emetuesit potencial apo ekzistues në bursë rreth:

  • Procedurave të delistimit të titujve ekzistues në tregjet e bursës;
  • Procedurave të transferimit të titujve midis tregjeve të bursës;
  • Procedurave dhe detyrimeve të raportimit që kanë kompanite e listuara në Bursë për të bërë transparent dhe shpërndarë informacione në Bursën ALSE dhe në publik.

Për të lexuar më shumë rreth Udhëzimit të Listimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE klikoni këtu