Bordi i Mbikëqyrjes Publike gjobit ose pezullon licencat për 10% të audituesve ligjorë ne vend (lista), verifikime dhe për kontabilistët

Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP), një institucion rregullator i pavarur që mbikëqyr aktivitetin e audituesve ligjorë dhe kontabilistëve të miratuar ka njoftuar se ka ndërmarrë masa administrative për 24 auditues ligjorë, përmes gjobave dhe pezullimeve të licencave, ndërkohë që janë gjobitur dhe subjektet juridike (shiko listën në fund).

Gjobat variojnë nga 50 mijë lekë në 400 mijë lekë, ndërsa ka pasur raste kur janë pezulluar përkohësisht licencat. Një nga shkeljet kryesore të gjetura përfshin raste kur një shoqëri, që duhet të auditohej nga të paktën dy auditorë, ishte audituar vetëm nga një duke e bërë të pavlefshëm ligjërisht raportin e audituesit dhe sjell pasoja për përdoruesit e brendshëm dhe të jashëm që mbështesin vendimarrjen në këto raporte.

Në vend ka gjithsej rreth 240 auditues ligjorë (ekspertë kontabël). Nga verifikimi në faqen e internetit të BMP rezulton se nga momenti i ngritjes së plotë të kapaciteteve të BMP-së deri më sot janë marrë masa për një numër të konsiderueshëm audituesish ligjorë, që përbëjnë rreth 10% të të gjithë audituesve ligjor që ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë.

Bordi njoftoi se këto masa u ndërmorën në kuadër të reformës së ndërmarrë prej dy vitesh në lidhje me identifikimin e të gjitha anomalive dhe papajtueshmërive ligjore në ushtrimin e veprimtarisë së audituesve ligjorë, ndërmarrjen e hapave të nevojshëm të parashikuar sipas legjislacionit në fuqi për korrigjimin e situatës dhe krijimin e kushteve për përmirësimin e ushtrimit të profesionit në pajtueshmëri të plotë me kërkesat ligjore. Në këtë kuadër Bordi Mbikëqyrjes Publike nisi një proces investigimi lidhur me zbatimin e detyrimeve ligjore përgjatë angazhimeve në shërbimet e auditimit për të gjithë audituesit ligjor për të cilët është konstatuar se kanë indicie për papajtueshmëri ligjore. Papajtueshmëritë që janë objekt i investigimit lidhen me kërkesat ligjore për:

  • auditimin e shoqërive aksionare,
  • auditimin e shoqërive që raportojnë sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar,
  • publikimin e raportit të transparencës nga të gjithë audituesit ligjor që kanë audituar shoqëri me interes publik
  • rotacionin ligjor të audituesit ligjor në përputhje me afatet kohore të parashikuar nga legjislacioni në fuqi
  • dispozitat ligjore që prekin angazhimet e audituesve ligjor në auditimet e njësive me interes publik
  • marrëdhëniet e punësimit të audituesve, papajtueshmëritë në ushtrimin e profesionit dhe zbatimit të dispozitave për kushtet dhe kërkesat e ushtrimit të profesionit të audituesit ligjor
  • konfliktet e interesit
  • referencat orare
  • edukimin e vijueshëm profesional
  • Raportet e Auditimit, kërkesat për përmbajtjen dhe siglimin e raportit të audituesit
  • Zbatimin e detyrimeve ligjore që lidhen me çështje të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit
  • Verifikimin dokumentacionit të aksionarëve dhe personave të angazhuar në organet drejtuese të cilët nuk janë auditues ligjor.

Lidhur më këto procese Bordi Mbikëqyrjes Publike njofton se deri tani ka marrë një sërë masash administrative për audituesit ligjorë që kanë audituar këto shoqëri. Ligji parashikon që të gjitha shoqëritë aksionare dhe shoqërit që raportojnë sipas standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar duhet të auditohen nga së paku dy auditues ligjor jo vetëm si një kërkesë ligjore por edhe për të garantuar cilësi më të lartë auditimet e këtyre shoqërive. Pavarësisht detyrimeve ligjore për tu audituar nga dy auditues, Bordi Mbikëqyrjes Publike ka konstatuar një sërë papajtueshmërish, lidhur me zbatimin e këtyre dispozitave ku auditimet janë kryer vetëm nga një auditues i vetëm. Për këto raste ligji parashikon masa nga gjobë deri ne pezullim license për 5 vite si rrjedhojë e kryerjes së këtyre auditimeve në kushtet e papajtueshmërisë ligjore dhe papajtueshmërisë me procedurat dhe standardet e auditimit. “Sa më sipër ngrihen pikëpyetje mbi forimin profesional dhe zotërimin e njohurive të nevojshme mbi standardet profesionale dhe kërkesat ligjore të cilat duhet të plotësohen përgjatë edukimit të vijueshëm i cili është detyrim ligjor”, bën të ditur zyrtarisht Bordi.

Po verifikohen të gjithë kontabilistët e miratuar

Bordi njofton se një nga reformat, e cila është drejt përfundimit dhe pritet të ketë një ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e cilësisë së raportimit financiar dhe ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit, lidhet me njohjen përfundimtare të  kontabilistëve të miratuar dhe organizatat profesionale që përmbushin kërkesat e kuadrit ligjor dhe akteve nënligjore për ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Një listë përfundimtare e kontabilistëve të miratuar  që lejohet të ushtrojnë profesionin pritet të dalë përgjatë fundit të muajit Korrik 2020, njofton Bordi.

Vendimet administrative të BMP

http://www.bmp.al/vendime-administrative-2/?fbclid=IëAR1xy70AzWyH9gf6n0vqasjBr0_t1UzGcdrW6WDhNj_95YsVfsdcTv0dXes

  1. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë  Vendimin nr.18 datë 02.10.2018, për dhënien e masës disiplinore Gjobë në vlerën monetare 85.000 lekë për audituesin ligjor A.Ç/subjektin juridik në të cilin ushtron veprimtarinë.
  2. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.16 datë 13.05.2019, për pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë së audituesit ligjor A.Ç deri në çastin e shlyerjes së masës disiplinore gjobë.
  3. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.35 datë 09.09.2019, për heqjen e pezullimit të përkohshëm të licensës së audituesit ligjor A.Ç/subjektit juridik në të cilin ushtron veprimtarinë,për shkak të përmbushjes së detyrimit të pagesës së gjobës referuar nenit 57/2 të ligjit nr. 10091/2009 dhe nenit 21 pika 1,të rregullores nr. 4/2018.
  4. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.46 datë 08.11.2019, masë disiplinore Gjobë në vlerën 50.000 lekë për audituesin ligjor E.F.
  5. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.47 datë 08.11.2019, masë disiplinore Gjobë në vlerën 50.000 lekë për audituesin ligjor E.M.
  6. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.50 datë 08.11.2019, masë disiplinore Gjobë në vlerën 50.000 lekë për audituesin ligjor M.M.
  7. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.51 datë 08.11.2019, masë disiplinore Gjobë në vlerën 85.000 lekë për audituesin ligjor N.G.
  8. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.53 datë 08.11.2019, masë disiplinore Gjobë në vlerën 50.000 lekë për audituesin ligjor H.D.
  9. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.54 datë 08.11.2019, masë disiplinore Gjobë në vlerën 110.000 lekë për subjektin juridik me auditues ligjor M.Gj.
  10. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.55 datë 08.11.2019, masë disiplinore Gjobë në vlerën 50.000 lekë për subjektin juridik me auditues ligjor E.B.
  11. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.56 datë 08.11.2019, masë disiplinore Gjobë në vlerën 110.000 lekë për subjektin juridik me auditues ligjor T.A.
  12. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.60 datë 08.11.2019, për dhënien e masës disiplinore “Pezullim i përkohshem i kufizuar,në kategorinë e shërbimit të auditimit dhe shërbimeve lidhur me të për një afat 6 muaj” për audituesin ligjor P.H.
  13. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.6 datë 20.02.2020, për Pezullim license për 12 muaj për audituesin ligjor E.O/subjektin juridik në të cilin ushtron veprimtarinë, bazuar në nenin nr. 55 pika d e Ligjit Nr. 10091,datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor ,organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar ” i ndryshuar.
  14. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.9 datë 20.02.2020, për shkarkimin e E.H nga detyra e anëtares së Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP).
  15. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.16 datë 28.05.2020, masë disiplinore Gjobë në vlerën 300.000 lekë për audituesin ligjor A.Ç /subjektin juridik në të cilin ushtron veprimtarinë ,në vijim të konstatimit të shkeljes së dispozitave të pikës 2, Nenit 42, të ligjit 10091, i ndryshuar,në zbatim të Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar dhe të kuadrit rregullator mbështetës.
  16. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.17 datë 28.05.2020, masë disiplinore Gjobë në vlerën 300.000 lekë për audituesin ligjor E.B/subjektin juridik në të cilin ushtron veprimtarinë, në vijim të konstatimit të shkeljes së dispozitave të pikës 2, Nenit 42, të ligjit 10091, i ndryshuar,në zbatim të Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar dhe të kuadrit rregullator mbështetës.
  17. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.18 datë 28.05.2020, masë disiplinore Gjobë në vlerën 400.000 lekë për audituesin ligjor H.M/subjektin juridik në të cilin ushtron veprimtarinë, në vijim të konstatimit të shkeljes së dispozitave të pikës 2, Nenit 42, të ligjit 10091, i ndryshuar,në zbatim të Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar dhe të kuadrit rregullator mbështetës.
  18. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.19 datë 28.05.2020, masë disiplinore Gjobë në vlerën 300.000 lekë për audituesin ligjor H.B , në vijim të konstatimit të shkeljes së dispozitave të pikës 2, Nenit 42, të ligjit 10091, i ndryshuar,në zbatim të Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar dhe të kuadrit rregullator mbështetës.
  19. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.20 datë 28.05.2020, masë disiplinore Gjobë në vlerën 300.000 lekë për audituesin ligjor L.M , në vijim të konstatimit të shkeljes së dispozitave të pikës 2, Nenit 42, të ligjit 10091, i ndryshuar,në zbatim të Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar dhe të kuadrit rregullator mbështetës.
  20. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.22 datë 28.05.2020, masë disiplinore Gjobë në vlerën 300.000 lekë për audituesin ligjor L.M , në vijim të konstatimit të shkeljes së dispozitave të pikës 2, Nenit 42, të ligjit 10091, i ndryshuar,në zbatim të Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”,i ndryshuar dhe të kuadrit rregullator mbështetës.
  21. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.24 datë 28.05.2020, masë disiplinore Gjobë në vlerën 100.000 lekë për audituesin ligjor E.S , në vijim të konstatimit të shkeljes së dispozitave të pikës 2, Nenit 42, të ligjit 10091, i ndryshuar,në zbatim të Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar dhe të kuadrit rregullator mbështetës.
  22. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.25 datë 28.05.2020, masë disiplinore Gjobë në vlerën 400.000 lekë për audituesin ligjor Q.L/subjektin juridik në të cilin ushtron veprimtarinë , në vijim të konstatimit të shkeljes së dispozitave të pikës 2, Nenit 42, të ligjit 10091, i ndryshuar,në zbatim të Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar dhe të kuadrit rregullator mbështetës.
  23. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.26 datë 28.05.2020, masë disiplinore Gjobë në vlerën 300.000 lekë për audituesin ligjor R.S ,në vijim të konstatimit të shkeljes së dispozitave të pikës 2, Nenit 42, të ligjit 10091, i ndryshuar,në zbatim të Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar dhe të kuadrit rregullator mbështetës.
  24. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka marrë Vendimin nr.27 datë 28.05.2020, masë disiplinore Gjobë në vlerën 100.000 lekë për audituesin ligjor L.H , në vijim të konstatimit të shkeljes së dispozitave të pikës 2, Nenit 42, të ligjit 10091, i ndryshuar,në zbatim të Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar dhe të kuadrit rregullator mbështetës.

Burimi: Revisa Monitor