TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Bonot, në rritje për qershorin – Interesi për instrumentet 12-mujore arrin në 1.68%

Interesat e bonove të thesarit në tregun primar po rriten edhe gjatë muajit qershor. Në ankandin e të martës, bonot me maturim 12 mujor regjistruan një interes mesatar të ponderuar prej 1.68%, nga 1.46% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

Pas disa muajsh me radhë të rënies së interesave deri në vlera minimale historike, muaji maj shënoi një pikë kthese. Rregullimi në rritje i interesave ishte i pritshëm, duke pasur parasysh se rënia kishte arritur nivele shumë të ulëta dhe ndoshta të paparashikuara. Sidomos pas emetimit të eurobondit, në tetor të vitit të kaluar, tregu i brendshëm financiar u gjend edhe më likuid se zakonisht. Kjo rriti konkurrencën mes investitorëve për të blerë bono dhe obligacione, në mungesë të alternativave të tjera të investimit financiar në monedhën vendase.

Interesat e letrave të borxhit qeveritar zbritën në vlera të paregjistruara më parë, por kjo rënie natyrshëm arriti një pikë fundore dhe interesat po nisin të lëvizin drejt niveleve më të arsyeshme. Nga ana tjetër, edhe kërkesa e tregut financiar për të blerë bono është reduktuar disi në ankandet e fundit. Në ankandin e djeshëm, vlera e kërkesave ishte vetëm lehtësisht më e lartë se shuma e bonove të shpallura për shitje nga Ministria e Financave.

Kjo tregon se tregu i titujve qeveritarë mund ta ketë përthithur pjesërisht likuiditetin e tepërt të krijuar. Pavarësisht se interesat janë në një cikël axhustimi në rritje, ekspertët nuk presin që kjo rritje të ketë përmasa të mëdha.

Ersuin Shehu/SCAN