TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Alternativat ku mund të investojnë qytetarët shqiptarë

//
Kategori

EuroNews Albania

Në intervistën e dhënë sot (09.01.2020) për televizionin EuroNews Albania, Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, z.Artan Gjergji, është ndalur në ndikimin e menjëhershëm që pati në tregjet financiare ndërkombëtare tensioni i krijuar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Tregjet financiare, shprehet z.Gjergji, bazohen mbi dy elementë mjaft të rëndësishëm siç janë besimi dhe transparenca. Të dy këto elementë krijojnë pritshmëri pozitive ose negative tek investitorët duke i ndikuar ata në vendimmarrjen e transaksioneve të tyre në tregjet financiare. Kjo është arsyeja që vendimarrja e investitorëve është tepër e ndjeshme ndaj luhatjeve politike. Sa i përket veprimeve politike ndërmjet SHBA dhe Iran, ato patën një ndikim të menjëhershëm në bursat ndërkombëtare (rënie drastike e çmimeve dhe indekseve të aksioneve). Megjithatë, pasi diplomacia ndërkombëtare zbuti tonet e debatit politik, kjo u reflektua menjëherë edhe në qetësimin e luhatshmërisë së çmimeve të aksioneve në bursat ndërkombëtare.

Në përgjigje të pyetjes së gazetares së EuroNews Albania në lidhje me alternativat e mundshme të investimit që ekzistojnë në tregun financiar vendas, z.Gjergji evidentoi si një alternativë të mundshme investimin në instrumentat e borxhit qeveritar (bono dhe obligacione thesari). Këto instrumenta financiare ofrojnë një normë kthimi (interes) relativisht më të kënaqshëm se depozitat bankare, por duhet të jenë në përputhje të plotë me qasjen e investitorit ndaj risqeve të mundshme si dhe afatet kohore që fondet e tyre janë të mundshme për t’u investuar. Gjithashtu z.Gjergji theksoi edhe një herë faktin që përveç instrumentave klasike si depozita dhe titujt e borxhit të qeverisë, tashmë në tregun financiar shqiptar ekzistojnë edhe alternativa të tjera të favorshme investimi për qytetarët siç janë fondet e investit dhe fondet e pensionit. Për vitin 2019 këto alternativa u sollën investitorëve norma kthimi vjetore në nivelet nga 5% -7%. Kjo tregon që interesi i qytetarëve në drejtim të këtyre fondeve është gjithmonë në rritje.

Për të ndjekur intervistën e plotë në televizionin EuroNews Albania klikoni këtu.