TEKST
+100%-

Vizioni dhe Misioni

KREU / ALSE / KUSH JEMI NE / VIZIONI DHE MISIONI

Vizioni dhe Misioni


vizioni-dhe-misioni

V

izioni i ALSE është krijimi i një tregu kombëtar titujsh i cili të kthehet një një pikë kyçe të tregut financiar vendas dhe një nyje e rëndësishme lidhëse me tregjet e huaja, për të mundësuar aksesin sa më të lehtë e të shpejtë të biznesit shqiptar tek burimet e lira të financimit. Ky vizion do ta kthente ALSE jo vetëm në një treg të besueshëm në sytë e biznesit dhe investitorëve vendas por edhe në një partner serioz e të besueshëm për investitorët e huaj, apo institucionet homologe ndërkombëtare në industrinë e titujve.

M

isioni i ALSE është krijimi i një tregu funksional e të centralizuar i cili do të mundësojë përputhjen e kërkesës dhe ofertës për tituj në tregun vendas. Gjithashtu, ALSE synon organizimin e tregtimit të titujve në një ambjent eficient nga pikëpamja e kostove të ulëta të ndërmjetësimit, treg transparent, të pa-anshëm dhe me standarde që garantojnë mbrojtjen e investitorëve të portofolit.