TEKST
+100%-

INES MUÇOSTEPA

Kryetare e Bashkmit të Dhomave të Tregtisë
(Anëtare e Këshillit Mbikëqyrës, e Pavarur)

Znj. Ines Muçostepa është Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë që prej 1 korrikut të vitit 2015. Ajo mbulon gjithashtu edhe disa detyra të rëndësishme si Kryetare e Këshillit Kombëtar të të Drejtave të Autorit, anëtare e Këshillit Drejtues të Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), anëtare e Këshillit Ekonomik Kombëtar, anëtare e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), anëtare e COD, anëtare e Këshillit të Importit etj.

Znj. Muçostepa ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “La Sapienza” të Romës në Itali. Ajo ka kryer disa kurse pasuniversitare si ndermjetsuese ligjore dhe kulturale, Master për “Menaxher i Imigracionit” pranë SDA, Universiteti Bocconi, Milano, Itali si dhe ka marrë pjesë në vizita studimore pranë Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Ajo mban titullin avokate pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë si dhe është kualifikuar avokate në Itali.

Znj. Muçostepa ka punuar në Itali duke mbajtur poste të ndryshme si Përkthyese Zyrtare në Gjykatën e Romës, Ndërmjetësuese ligjore dhe Kulturore, Trajnuese në kurse lidhur me të drejtat e të huajve në Itali, si dhe ka punuar avokate pranë Firmës ligjore Palmieri, Milano, Itali. Në Shqipëri ajo ka eksperiencë si Avokate dhe që nga shtatori i vitit 2009, është Përfaqësuese ligjore e suksesshme e shoqërisë Albacall ShA .