TEKST
+100%-

Prof. Dr. HYSEN ÇELA

(Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, i pavarur)

Profesor, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

Anëtar i Grupit Këshillimor Konsultativ (CAG) i Bordeve të Standardeve Ndërkombëtare të Etikës dhe të Auditimit e Sigurisë – IFAC, Federata Ndërkombëtare e Kontabilisteve, NYC, USA

Mbajtës i titullit profesional Auditues Ligjor. Aktualisht partner angazhimi – Tatimet dhe konsulenca- Crowe AL, anëtar i rrjetit ndërkombëtar të firmave të kontabilitetit dhe auditimit, Crowe Global

Titujt Akademikë: Doktor në Ekonomi (2002); Profesor i Asociuar (2011); Profesor (2015).

Titujt Profesionalë: Kontabilist i Miratuar (KM); Auditues Ligjor (AL)

Angazhimi në një numër entitetesh të ndryshme biznesi, shtetërore dhe private, institucione financiare, entitete qeveritare dhe jo fitim prurëse, ka bërë të mundur që Prof. Çela të akumulojë një eksperiencë të madhe në fushën e raportimit financiar, auditimit, tatim taksave dhe shërbimeve këshilluese për bizneset.

Për periudhën 2012 – 2019 ka ushtruar profesionin e audituesit ligjor në praktikë, pranë firmës Crowe AL, anëtare e rrjetit ndërkombëtar të firmave kontabël dhe të auditimit, Crowe Global, e cila renditet e teta në botë.

Gjithashtu, për periudhën 2015 – 2019, ka shërbyer si anëtar i Komitetit Ekzekutiv (ExCom) në Fédération des Experts-Comptables Mediterranéens (FCM), Romë, Itali. Aktualisht është anëtar i Komitetit të Auditimit të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT); Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë së Auditimit të Projekteve të BE (IPA, IPARD), Anetar i CAG te IAASB dhe IESBA, NYC.

Pasi shërbeu për një kohë të gjatë në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë (IEKA), për periudhën 2012 -2019, Prof. Çela është zgjedhur për dy mandate President i IEKA-s.

Gjithashtu, për shumë vite ai ka shërbyer si zv/kryetar i Komitetit Kombëtar të Drejtimit për Reformën e Përmirësimit të Raportimit Financiar (RIG – Albania).

Prof. Dr. Hysen Çela ka një përfshirje aktive në fushën akademike, duke shërbyer për më shumë se 20 vjet, si lektor në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në Universitete të tjera private e publike në vend dhe jashtë, etj. Ai është lektor edhe në trajnimet e anëtarëve të organizmave profesionalë të kontabilitetit në Shqipëri e Kosovë. Disa nga fushat e mbuluara prej tij janë: Auditimi e dhënia e sigurisë, përfshirë SNA-të, raportimin financiar, etikën profesionale dhe të biznesit, SNRF-të, etj.