TEKST
+100%-

PROF.ASOC.DR. ELVIN MEKA

(Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, Përfaqësues i Aksionerëve)

Gradat dhe Titujt akademikë: Doktor i shkencave ekonomike (2008), Profesor i Asociuar (2014)

Eksperienca e punës: Prof.Asoc.Dr. Elvin Meka është aktualisht Administrator i Kolegjit Universitar “Luarasi”.

Prof.Asoc.Dr. Elvin Meka ka punuar për institucione të ndryshme, si: Banka e Shqipërisë (Departamenti i Emisionit, Divizioni i Operacioneve Monetare), Departamenti i Bursës së Tiranës), Bursa e Tiranës SHA (Drejtor i Përgjithshëm), Shoqata Shqiptare e Bankave (Sekretar i Përgjithshëm) dhe Banka Emporiki – Shqipëri, Credit Agricole Group (Drejtor i Përgjithshëm Financiar – CFO).

Ai ka qenë anëtar i Këshillit Konsultativ të Biznesit (në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë & Energjetikës), anëtar i bordit të Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore (MADA), Kryetar i Komitetit të Auditit të Brendshëm (në Ministrinë e Financave) dhe aktualisht është Kryeredaktor i Revistës “BANKIERI”, publikim i Shoqatës Shqiptare e Bankave (AAB), Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të AK Invest, si dhe anëtar i Komitetit të Auditimit të Brendshëm të INSIG.