TEKST
+100%-

BRIKENA HOXHA

(Anëtare e Këshillit Mbikëqyrës, Përfaqësuese e Aksionerëve)

Zj. Hoxha ka eksperiencë të gjërë në të drejtën publike dhe private në ShBA ku ka punuar si avokate në studio ligjore prestigjioze për çështje gjyqësore në lidhje me instrumenta financiare, krimin ekonomik, kontrata dhe kompanitë (2005 – 2009). Në Shqipëri e Kosovë ka punuar me organizata ndërkombëtare duke dhënë konsulencë në hartimin e legjislacionit ekonomik, të drejtën administrative, në çështje gjyqësore etj. Znj. Hoxha është e liçensuar dhe pranuar avokate në Dhomën e Avokatise të Shtetit të New Yorkut, SHBA. Që prej Tetorit 2015 ajo punon si juriste e lartë në Divizionin Ligjor dhe të Përputhshmërisë të Bankës Amerikane të Investimeve SHA.

Zj. Hoxha është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Drejtësisë në 2001 dhe ka një Master në Drejtësi (LL.M.) nga Universiteti i Columbia, Fakulteti i Drejtësisë, New York, SHBA (2003).