TEKST
+100%-

ARTAN GJERGJI

Drejtori Ekzekutiv i ALSE

Z. Artan Gjergji është person me njohuri të thella në fushën e menaxhimit financiar për shkak të shkollimit të tij për bursa dhe tregje kapitali. Ai është ekspert i tregjeve financiare dhe industrisë së titujve si në aspektin akademik ashtu edhe në atë profesional. Z. Gjergji është nismëtar i idesë së krijimit të Bursës së parë të titujve me kapital privat në vend, ide për të cilën ka marrë edhe mbështetjen financiare të Credins Bank.

Z. Gjergji është diplomuar për tregje kapitali dhe bursa në Universitetin e Marmarasë, Stamboll / Turqi, dhe mban një diplomë Master of Arts (M.A) në studime europiane (politikë-ekonomi) nga Universiteti i Bolonjës në Itali. Gjithashtu ai ka kryer disa kurse pasuniversitare në Warsaw School of Economics në Varshavë, Poloni dhe në Universitetin Georgetown dhe Universitetin George Washington (diplomë e përbashkët) në SH.B.A.

Gjatë karrierës së tij, ai ka një eksperiencë disa vjecare akademike si lektor i financave publike, tregjeve financiare, investimeve dhe taksimit në disa universitete ne vend. Gjithashtu, Z. Gjergji ka zhvilluar karrierën e tij më shumë se 10 vjecare në institucione të rëndësishme të tregut financiar në vend si Banka e Shqipërisë, Bursa e Tiranës, Autoriteti e Mbikëqyrjes Financiare apo Banka Credins. Gjithashtu ai ka qenë menaxher në iniciativa të tilla të suksesshme akademiko-profesionale si Fondacioni për Liri Ekonomike, apo institucione të rëndësishme publike si Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Për disa kohë, z. Gjergji ka qenë i angazhuar si Drejtor Departamenti dhe Shef Kabineti pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë – Tiranë, si dhe ka qenë ekspert financiar për disa projekte të financuara nga IFC, GTZ, USAID, ACIT dhe SNV.