TEKST
+100%-

AIDA NASKA

(Anëtare e Këshillit Mbikëqyrës, Përfaqësuese e Aksionerëve)

Zj. Aida Naska (Lala), është person me njohuri të thella në fushën e menaxhimit financiar për shkak të shkollimit dhe përvojës në sistemin bankar.

Ajo ka mbaruar studimet në vitin 2000 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, e diplomuar si Financiere – Kontabiliste profili Financë. Në vitin 2009-2011, kreu studimet pasuniversitare dhe zotëron diplomën Master of Business Administration nga University of New York Tirana dhe The University Institute Kurt Bosch, Sion, Switzerland.

Zj. Naska (Lala) ka njohuri shumë të mira në biznesin e korporatave dhe ndërmarrjeve të mesme e të vogla, riskun e kredisë, si dhe funksione të tjera mbështetëse në industrinë bankare. Ajo ka punuar si analiste kredie ne sektorin e kredidhënies pranë Procredit Bank dhe Bankën Kombëtare të Greqise deri në vitin 2003 kur iu bashkua Credins Bank fillimisht si Zv. Drejtore e Departamentit të Kredisë e më pas Drejtore e Departamentit të Kredive me Problem.