TEKST
+100%-

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

KREU / ALSE / ENTET RREGULLATORE / AUTORITETI MBIKËQYRJES FINANCIARE

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare


Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është enti rregullator i industrisë së titujve në Republikën e Shqipërisë. AMF u krijua në bazë të Ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, si institucion juridik publik, i pavarur që raporton në Kuvendin e Shqipërisë. Misioni i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është mbikëqyrja dhe rregullimi i sektorit financiar jobankar në Shqipëri. Ky mision udhëhiqet nga parimet dhe normat e pavarësisë, përgjegjshmërisë, transparencës dhe integritetit. Roli rregullator dhe regjimi mbikëqyrës i AMF-së, synon nga njëra anë stabilitetin dhe zhvillimin e tregjeve të sigurimeve, kapitaleve dhe pensioneve private e nga ana tjetër mbrojtjen e konsumatorit.