TEKST
+100%-

Single Blog Title

This is a single blog caption

Aktiviteti i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE gjatë vitit 2019

Këndvështrim i Përgjithshëm

Viti 2019 shënoi vitin e dytë të operimit të Bursës ALSE. Edhe gjatë këtij viti u tregtuan vetëm Tituj Qeveritarë në ALSE. Volumi i tregtimit në bursë qëndroi në nivele të krahasueshme me ato të vitit 2018. Përkundrejt këtij fakti, gjatë vitit 2019, u pa një rritje interesi lidhur me anëtarësimin në Bursën ALSE, ku dy anëtarë të rinj u bashkuan (një bankë dhe një firmë brokerimi), duke sjellë numrin total të anëtarëve në katër.

Në kuadrin e përgjithshëm, gjatë vitit 2019, vlera totale e tregtuar në bursë ishte 2.46 miliard LEK, ose rreth 20.2 milion EUR, me një volum total prej 52,350 njësish të tregtuara në 101 transaksione. Në një analizë të përgjithshme të karakteristikave të tregtimit gjatë këtij viti, u vu re se kanë dominuar:

  • Transaksionet me Klientët (76.7% e vlerës totale të tregtuar);
  • Transaksionet e ekzekutuara gjatë Orarit Zyrtar (59.8% e vlerës totale të tregtuar);
  • Transaksionet në Obligacionet e Thesarit (86.7% e vlerës totale të tregtuar);
  • Transaksionet në valutën LEK.

Përsa i përket llojit të titullit, shumica e tregtimeve janë kryer në Obligacione Thesari me maturitet 5 dhe 10 vjeçar, të ndjekur nga ato me maturitet 3 vjeçar. Ndërkohë, shumica e tregtimeve në Bono Thesari janë kryer me ato me maturitet 12 mujor, të ndjekura nga ato me maturitet 6 mujor.

Mungesa e një Depozitari Qendror Titujsh (DQT) funskional në arkitekturën e tregut financiar vendas, e ka bërë të pamundur tregtimin e titujve korporativ (aksione dhe obligacione korporative). Megjithatë, gjatë vitit 2019 një punë intensive është kryer nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë (BSH) për të përgatitur kuadrin e plotë rregullativ, i cili nevojitet per licencimin e Rregjistrit Shqiptar të Titujve (ALREG). Një DQT funksionale do të plotësojë infraskturën e munguar, e cila mundëson tregtimin e titujve korporativ vendas në bursë.

ALREG është i licensuar nga AMF si regjistrar titujsh që nga Janari 2019, si dhe nga BSH si operator i shlyerjes së titujve që nga Dhjetori 2019. Aktualisht, ALREG është gati për të ofruar shërbimet back – office (të klerimit dhe shlyerjes) për transaksionet me titujt korporativ të ekzekutuar në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE.

Për më shumë informacione rreth aktivitetit të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE gjatë viti 2019 klikoni këtu